Bordi Ekzekutiv i KOK-ut mbajti mbledhjen online

E diel,  26 prill 2020

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 47-të të tij, e cila u zhvillua online, shkaku i masave të marra nga Instituti Kombëtar Shëndetësor.

BE shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

Më poshtë mund të gjeni vendimet e marra:

 

-        U diskutua dhe u analizua gjerësisht gjendja e tanishme e sportistëve, pas ndërprerjeve të aktiviteteve sportive, si dhe karantinimit të tyre. Anëtarët e BE dhanë ide të ndryshme për të dalë nga kjo gjendje dhe për të ndihmuar sportistët, konkretisht bursistët Olimpik.

-        U diskutua për pakon emergjente të Qeverisë prej 5 milionë euro, të paraparë t’i ndahet sportit, kulturës dhe rinisë. BE vlerësoi lartë pakon, me shpresën se ekzekutimi i tyre nga Qeveria do të bëhet sa më parë.

- U diskutua për shtyrjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020 dhe Lojërave Mesdhetare 2021.

-        U vendos që KOK të aplikojë në Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që mundësit Egzon Shala t’i takojë bursa Olimpike e karateistit Alvin Karaqit, të cilit i është ndërprerë bursa, pasi i njëjti ka vendosur të përfaqësojë një shtet tjetër. Shala ka fituar normën Olimpike Tokio 2020 në kategorinë -125 kg të mundjes.

-        Unanimisht u vendos që xhudistja Laura Fazliu dhe karateisti, Elhami Shabani, të hynë në listën e bursistëve të KOK-ut. Të dy do të marrin nga 100 Euro në muaj nga të hyrat e KOK-ut, ndërsa do të përkrahen gjithashtu në përgatitje jashtë vendit, sipas vendimit të BE të KOK-ut për mbështetje të bursistëve.

- Federata e Motoçiklizmit e Kosovës u bë anëtare e përkohëshme e KOK-ut

-        BE vendosi të ndihmojë financiarisht në baza vetanake anëtaren e BE të KOK-ut, Shqipe Bajçinca-Brestovci, e cila ndodhet në rehabilitim shëndetësor.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: