BE i KOK-ut merr vendim për mbulimin e shpenzimeve të xhudistëve

E diel,  17 maj 2020

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës mbajti mbledhjen e 48-të të tij, e cila u zhvillua online.

BE shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës dhe mori vendimet si në vijim: 

- Presidenti Besim Hasani raportoi për takimet me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe video konferencat e mbajtura me federatat sportive dhe ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.

- U miratua raporti financiar për periudhën TM1 2020.

- U diskutua për propozim ndryshimet në statutin e KOK-ut. Ndryshimet do t'i propozohen Asamblesë së Punës për aprovim.

- U miratua Draft-Rregullorja e punës së BE të KOK-ut.

- U diskutua për kërkesën e federatave sportive për rifillim të aktiviteteve sportive

- U vendos të fillohet me seminarin online për shëndetin mental dhe programin për shkathtësi (agilitet) mental për 20 sportistë elitar (me fituesit e bursave Olimpike Tokyo 2020) dhe me 20 sportistë të rinj (10 shpresat Olimpike të MKRS dhe 10 Shpresat Olimpike të KOK). Seancat do të mbahen nga ekspertët ndërkombëtar të kompanisë australiane Optimization HUB. Seminari zgjatë katër javë.

- U vendos që të mbulohen 50 për qind e shpenzimeve të karantinimit të ekipit Olimpik të xhudos, 50 për qind do të mbulohen nga Federata e Xhudos së Kosovës. Ekipi i Olimpik i Xhudos prej dy muajsh është karantinuar në sallën e xhudos në Pejë. Njëjtë do të mbështeten edhe sportistët tjerë elitarë, pjesëmarrës evident dhe potencial për pjesëmarrje në LO Tokio 2020.

- U aprovuan ndryshimet e Kodit të ri të WADA-s nga Agjencioni për Antidoping i Kosovës. Këto ndryshime do të dërgohen tek WADA për miratim.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: