BE i KOK-ut mbajti mbledhjen e parë për ciklin olimpik 2021 – 2024

E premte,  02 prill 2021

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit të ri, Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë për ciklin olimpik 2021 – 2024.

Bordi i ri u zgjodh në Asamblenë e 8-të Zgjedhore të KOK-ut, të mbajtur më 25 mars 2021.

Presidenti Krasniqi duke iu uruar mirëseardhje nënpresidentëve dhe anëtarëve të BE, theksoi se bashkarisht do të punojnë për të mirën e sportit dhe për të avancuar Komitetin Olimpik të Kosovës, me synimin për ta bërë shembull në Rajon dhe më gjerë.

Më poshtë mund të gjeni pikat e shqyrtuara të Rendit të Ditës:

-        U miratua Ekstrakti i Procesverbalit nga mbledhja e 61-të e BE të KOK-ut, e fundit për ciklin olimpik 2017 – 2020.

-        U raportua për aktivitetet mes dy mbledhjeve, si Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të KOK-ut, si dhe takimin e drejtuesve të rinj të KOK-ut, presidentit Ismet Krasniqi dhe nënpresidentëve, Gazmend Maxhuni e Eugen Saraçini me ministrin për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku.

-        U konstatua se përgatitjet për Lojërat Olimpike Tokio 2020 po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

-        Jeton Rudari, u zgjodh shef i misionit për LO Tokio 2020, ndërsa Kushtrim Krasniqi zyrtar i mediave (press attache). Rudari raportoi për procedurat e udhëtimit të Ekipit Olimpik të Kosovës, si dhe ndryshimet e fundit të bëra nga organizatori i LO Tokio 2020.

-        U vendos të bisedohet sa më parë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, për të vaksionuar ekipin olimpik të Kosovës për LO Tokio 2020.

-        U vendos t’iu dërgohet federatave ekipore aplikacioni për të përfituar nga granti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Çdo katër vjet KON jep grantin “Team Support Grant” për kombëtaren më të suksesshme të sporteve ekipore.

-        Me propozimin e presidentit Krasniqi, Besim Aliti u emërua këshilltar i presidentit. Aliti është menaxher në Asociacionin Evropian të Sportit Universitar (EUSA), ndërsa ka përvojë edhe në Universitetin e Zagrebit – menaxhimi sportiv, në Lojërat Evropiane BAKU 2015, FIBA Evropianin e basketbollit  2015, Lojërat Evropiane Universitare 2016, Lojërat Islamike Baku 2017, koordinator i Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe etj.

-        KOK do të shënojë edhe këtë vit 6 prillin – Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

-        KOK do të shënojë 9 prillin – Ditën për Sport të Pastër

-        U miratua kërkesa e karateistes Fortesa Orana për mbështetje shtesë të përgatitjeve jashtë vendit para garave ndërkombëtare të vlefshme për normën olimpike Tokio 2020.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]