Atleti Fikret Shatri realizoi rrugëtimin sfidues 257 km. nga Prishtina në Tiranë

E shtunë,  04 korrik 2020

I stërlodhur dhe me lot gëzimi dhe por tejet krenar në shpirt, atleti Fikret Shatri ka arritur tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, duke realizuar rrugëtimin sfidues nga Prishtina për në Tiranë.

45-vjeçari nga Istogu vrapoi 257 km, derisa shkaku i një lëndimi të vogël, kilometrat e fundit i përfundoi duke ecur.

Shatri arriti rreth orës 15:30 tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, pas 45 orësh rrugëtim. Ai ishte nisur më 2 korrik në ora 18:00 nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë. Motoja e tij ishte: "Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n'Skënderbe".

Shatri u ndje i lumtur dhe tejet i emocionuar, derisa falënderoi të gjithë ata që e shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi, por edhe sponsorët.

“Jam i lumtur për faktin se jo që nuk dështova unë, por nuk dështuan miqtë e mijë. I përshëndes të gjithë ata njerëz që i kam lënë pa gjumë. Këmbët u lënduan për shkak të asfaltit”, tha Shatri.

Në përkrahje të tij ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, i cili iu bashkua në dhjetëra kilometrat e fundit, pastaj presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, Viron Bezhani, atletët e klubit Prishtina Trail Runner, Gërmia 555, të cilët ishin gjatë tërë kohës së bashku, klubi Maraton Albania nga Shqipëria, miq dhe familjarë të tij.

“Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës mora pjesë në vrapimin sfidues të Fikret Shatrit. Fikreti sot bëri kulmin e karrieres së tij duke bërë histori jo vetëm në sportin kosovar, por edhe atë ballkanik e më gjerë. Personalisht falënderoj Fikretin që na dha këtë kënaqësi që ta shijojmë edhe ne këtë sfidë. Sot u ndjeva vërtetë i lumtur, për dhjetëra kilometrat që i bëra me të, sepse mbi të gjitha bashkarisht evokuam kujtime të ecjeve në kohëra dhe rrethana shumë më të rënda për Kosovën”, u shpreh Haxhijaj.

KOK ishte sponsori kryesor i rrugëtimit të Shatrit.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]