Arbi Pupovci fiton normën olimpike për LOD Pekin 2022, disiplina e sllallomit

E enjte,  28 janar 2021

Skitari ynë, Arbi Pupovci, ka fituar normën olimpike në disiplinën e sllallomit për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, të cilat mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm në Pekin të Kinës.

Pupovci fitoi sot medaljen e bronztë në garën e Pamporovos së Bullgarisë. Ai përfundoi me kohë 2 minuta, 0 sekonda e 18 të qindtat pas dy lëshimeve. Pjesëmarrës në garë ishin 20 garues, nëntë prej të cilëve nuk arritën ta përfundojnë njërin nga dy lëshimet.

Me këtë rezultat, Arbi çoi në pesë numrin e rezultateve të nevojshme për normën olimpike.

Në Pamporovo garuan edhe Drin Kokaj e Kiana Kryeziu. Kokaj doli i shtati, ndërsa Kiana ishte e pafat duke u diskualifikuar.

Përzgjedhësi i Kosovës, Agim Pupovci, u shpreh i lumtur me arritjen e normës olimpike, duke thënë se me pak përkrahje Arbi do të arrij rezultate edhe më të mira. Sipas tij, Drini sot bëri disa gabime, gjë që ka mundur të ketë pozitë edhe më të mirë, ndërsa Kiana ishte e pafat.

Arbi është bursist i KOK-ut për LOD Pekin 2022.

KOK përgëzon suksesin e Pupovcit dhe komunitetit të skitarisë për arritjen e normës, duke iu uruar suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]