Alvin Karaqi: U përsërit historia, në Baku 3 sekonda, në Minsk 2 sekonda më ndanë nga medalja

E shtunë,  29 qershor 2019

Alvin Karaqi ka mbetur tejet i mërzitur me mënyrën se si nuk arriti të fitojë medalje në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019.
Karateisti ynë ishte pranë medaljes, por në sekondën e fundit, ukrainasi Valerii Chobotov e mposhti me Ippon, duke e kthyer rezultatin nga 3:1 për Alvinin në 3:4.
Ai më pas mposhti malazezin Nikola Maleviq, por humbja edhe ndaj kroatit që u shpall kampion, Ivan Kvesiq, bëri që të mos kualifikohet në gjysmëfinale, ku e priste të paktën medalja e bronztë.
Sipas Karaqit, fati i njëjtë me Lojërat Evropiane Baku 2015 iu përsërit edhe sot.
“Historia u përsërit! – Në Baku 3 sekonda, ndërsa në Minsk 2 sekonda më ndanë nga medalja! Nuk kam fjalë me e përshkruar se sa e rëndësishme ka qenë kjo garë për mua, duke marrë parasysh se në çka kam kaluar vitin e fundit, nga operimi e deri këtu. Nuk isha në më të mirën time, por arsyetime humbësit kanë gjithmonë. Prandaj, i uroj Kosovës me gjithë zemër 3 medaljet në këto Lojëra duke shpresuar për më shumë çdo garë e tutje”, ka shkruar Karaqi në Facebook.
Alvini zuri vendin e tretë në grupin B të kategorisë -84 kilogramë, duke lënë pas medalistin e bronztë evropian, Maleviq, të cilin e mposhti në luftën e tretë.
Ai në Baku kishte dalë i katërti, kurse medaljet u kishin takuar vetëm tre të parëve, kurse në Minsk 2019, u ndanë medalje për katër të parët.
 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: