Albin Tahiri: Ishte e vështirë, por jam i lumtur që përfundova në top 30

E diel,  13 shkurt 2022

Albin Tahiri ka përfunduar në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në disiplinën e sllallomit të madh, në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitari ynë arriti një tjetër synim të tij për të hyrë në 30 më të mirët në LOD Pekini 2022, pas vendit të 15-të të zënë në kombinim alpin.

Ai zuri vendin e 30-të. Në lëshimin e parë ishte i 37-ti.

Shkaku i kushteve të vështira në shteg shumë garues u diskualifikuan, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 47 garues.

Ai u shpreh i lumtur me hyrjen në top 30.

“Po ndihem shumë mirë. Gara sot ishte shumë e vështirë për shkak të kohës. U mundova shumë të qëndrojë në shteg. Në lëshimin e parë bëra një gabim të madh, por mbërriva në fund, ndërsa në të dytën u ndjeva shumë mirë. Ishte shumë vështirë, por të jem në top 30, jam vërtetë shumë i lumtur për këtë”, deklaroi Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Atë e pret tani gara e fundit, ajo në disiplinën e sllallomit.

“E kam edhe sllallomin për fund, uroj të bëjë sa më pak gabime dhe të jap më të mirën nga vetja”, shtoi ai.

Gara e sllallomit zhvillohet më 16 shkurt 2022.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: taulant.devolli[email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]