Albin Tahiri barti i vetëm flamurin në ceremoninë hapëse të LOD Pekini 2022

E premte,  04 shkurt 2022

Albin Tahiri ka bartur i vetëm flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Në ceremoninë e mbajtur në stadiumin kombëtar të Pekinit, ekipi olimpik i Kosovës përbëhet nga pesë anëtarë. Krahas flamurmbajtësit, Tahiri, ishin edhe shefi i misionit, Bujar Turjaka, Jeton Beqiri, zyrtar ndërlidhës për çështje të Covid 19, anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Musa Selimi dhe përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi.

Skitari Tahiri kishte bartur flamurin tonë edhe në ceremoninë hapëse të LOD PyeongChang 2018.

Skitarja tjetër, Kiana Kryeziu, që ishte paraparë të mbante flamurin bashkë me skitarin Tahiri, nuk u lejua të marrë pjesë në ceremoni, sikurse trajneri Agim Pupovci.

Pupovci ka rezultuar pozitiv në njërin nga testet e përditshme për Covid 19 dhe përkundër se është asimptomatik dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë, ai është duke ndjekur rregullat e karantinimit, edhe pse testet e fundit kanë rezultuar negative.

Sipas organizatorëve, Kryeziu, është konsideruar si kontakt i mundshëm me persona tjerë, për çka nuk i lejohet të marrë pjesë në ceremoni, edhe pse është duke stërvitur dhe rezultuar negativ në testet per Covid 19.

Në ceremony kanë folur presidenti Thomas Bach dhe presidenti i LOD Pekini 2022, Cai Qi, ndërsa hapjen zyrtare e bëri presidenti i Kinës, Xi.

Ceremonia u përshkrua me spektakël që pasqyronte traditën dhe kulturën kineze.

Pekini u bë qyteti i parë në botë që organizon Lojërat Olimpike Verore (2008) dhe ato Dimërore. Në Dimërore po marrin pjesë 91 shtete.

Kosova po përfaqësohet me skitarët, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

 

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]