Aktivitetet e Komitetit Olimpik të Kosovës për vitin 2020
Edhe viti që lamë pas kaloi me aktivitete të ngjeshura të Komitetit Olimpik të Kosovës, pavarësisht se pandemia Covid 19, pengoi në realizimin komplet të Planit të Veprimit 2020.
Një mori aktivitetesh u zhvilluan edhe përmes platformës virtuale ‘Zoom’, ndërsa e veçanta e këtij viti ishte çmimi i fituar nga organizata ndërkombëtare “Peace and Sport”, ku KOK-u fitoi çmimin për organizimin e kampanjës me letër të bardhë, para qindra organizatave sportive.
Më poshtë mund të lexoni se çfarë bëri KOK-u gjatë 2020-tës.
ÇMIMET E FITUARA
16 dhjetor
KOK-u fiton çmimin prestigjioz të organizatës ndërkombëtare Peace and Sport
12 nëntor
Me dokumentarin “Beyond the Dream”, Kosova fiton çmim prestigjioz në finalen e Festivalit Botëror të Filmit Sportiv “Milano 2020”
AKTIVITETET
30 dhjetor
KOK dhe SHGSK mbajtën online edicionin e katërt të konferencës "Sporti dhe Media", mori pjesë edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani
26 dhjetor
KOK mbajti Asamblenë e Përgjithshme Vjetor 2019
17 dhjetor
Presidenti Besim Hasani priti delegacionin e boksit, pas suksesit të arritur në evropianin e të rinjëve
11 dhjetor
Mbyllet me sukses programi elitë për shëndetin mendor dhe ripërtëritjen e performancës së lartë për trajnerë "Zëri i Trajnerit". Programi pati katër sesione dhe një sesion përmbyllës, ndërsa u drejtua nga trajneret e organizatës australiane Optimization Hub.
9 dhjetor
Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja Vlora Dumoshi vizituan KOK-un në 6-vjetorin e anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit për autonomi të përgjegjëshme.
7 dhjetor
KOK mbështet Federatat Olimpike dhe Jo-Olimpike të Kosovës me 23 mijë euro
5 dhjetor
KOK mbajti takim online me vullnetarët në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve
3 dhjetor
KOK zhvilloi takim online në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara
28 nëntor
Presidenti Hasani mori pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Federata e PingPongut e Kosovës dhe Federata Shqiptare e PingPongut
27 nëntor
Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, morën pjesë në takimin online të Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Olimpik të Evropës
26 nëntor
Presidenti Hasani priti ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze. U bisedua për lehtësim të vizave për sportistët dhe nënshkrimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Hungarisë.
24 nëntor
KOK priti ekspeditën e xhudos, pas suksesit në Kampionatin Evropian Pragë 2020
24 nëntor
Lansohet fushata “T’i japim vendit ngjyra”, Majlinda Kelmendi shpallet ambasadore e fushatës
4 nëntor
KOK dhe TPK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi edhe me Ministria e Infrastrukturës
30 tetor
Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në inaugurimin e pajisjeve të reja në poligonin e shenjëtarisë sportive
16 tetor
Fillon Kursi i Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 3) – gjenerata e tretë
Tetor/nëntor
Organizuar nga KOK-u, trajneri kampion Olimpik me Majlinda Kelmendin, Driton Kuka mbajti takim virtual me trajnerët kosovarë. U mbajtën katër sesione, nga një brenda një jave.
10-12 tetor
U organizua Festivali i 1-rë Ndërkombëtar për Filmin Sportiv “Prishtina 2020”
26 tetor
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, ndau medaljet për fituesin e Reload Superkupës së Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina
27-29 tetor
U mbajt kurs për administratorë sporti, në të cilën morën pjesë drejtorë dhe zyrtarë të sportit në komuna, si dhe pëërfaqësues të federatave sportive
4 tetor
U organizua TAFISA Dita Botèˆrore e Ecjes, pjesëmarrëse ishin edhe komunat
28 shtator
Skitarja jonë, Era Shala, është emëruar njëra nga 25 ambasadoret e Reja Olimpike (EYOA) të Komitetit Olimpik të Evropës për Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj EYOF 2021 Vuokatti
27 shtator
KOK iu bashkua Maratonës Virtuale Prishtina Marathon 2020
26-28 shtator
Certifikohen administratorë të rinj në kursin për administratorë sporti
23 shtator
“Forumi i Sportit” hapi Javën Evropiane të Sportit, ministri Armend Zemaj paralajmëroi rikthimin e aktiviteteve sportive
15 shtator
Takim konstruktiv mes drejtuesve të KOK-ut dhe FBK-së
14 shtator
Drejtuesit e KOK-ut takuan ministren Vlora Dumoshi
7 – 11 shtator
KOK-u ishte pjesë e Javës Evropiane të organizuar nga SIGA. Presidenti Hasani mori pjesë si panelist në një panel me presidentin e Komitetit Olimpik të Kroacisë, Zlatko Matesha dhe sekretarin e përgjithshëm të KO të Ugandës, Donald Rukare.
31 gusht
Presidenti Besim Hasani Hasani dhe sekretari i përgjithshëm i Federata e Boksit e Kosovës, Mehmet Bogujevci, morën pjesë në video-konferencën e TASK Forcës së IOC-ut për boksin
30 gusht
Presidenti Besim Hasani takoi drejtorin e Dokufestit, Veton Nurkollari, u bisedua për Festivalin e Filmit Sportiv
13 gusht
U organizua modul për Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 2). Vijues ishin të gjithë ata që kanë munguar në ndonjërin prej modulëve të ASMC 2.
8 gusht
Pas dy muajsh përfundoi me sukses seminari për shkathtësi mentale, i organizuar nga KOK-u dhe organizata australiane Optimization Hub. Seminari u vijua nga rreth 40 sportistë
8 gusht
KOK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Forumin për Udhëheqje dhe Diplomaci
6 gusht
Presidenti Hasani dhe KosADA mbajtën video-konferencë me WADA-n dhe EERADO-n
28 korrik
Presidenti Hasani takoi Ibër Alajn me rastin e marrjes së pozitës së re, atë të u.d. sekretarit të përgjithshëm në MKRS
28 korrik
Komiteti Olimpik i Kosovës i është bashkuar kampanjës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Kompanisë Kemikale (DOW) për mbrojtjen e ambientit.
23 korrik
KOK iu bashkua kampanjës së KON-it “Një vit deri në LO Tokio 2020”
18 korrik
Presidenti Hasani priti futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova
15 korrik
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, bashkë me këshilltaren strategjike të KOK, Elda Gjoka, morën pjesë në takimin përmbledhës me panelistët e samitit ndërkombëtar virtual “Major Events 2020” (MES 2020).
8 korrik
Presidenti Hasani ishte panelist në samitin ndërkombëtar virtual “Major Events 2020”
2-4 korrik
KOK mbështeti atletin Fikret Shatri në vrapimin sfidues 257 km nga Prishtina në Tiranë. Në mbshtetje i dolën edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Hasani që vrapoi 5km në nisje dhe sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, që vrapoi në kilometrat e fundit.
2 korrik
Presidenti Hasani priti SHGSK-në, në shënimin e Ditës Botërore të Gazetarëve Sportivë
29 qershor
Presidenti Besim Hasani, ndau medaljet për fituesin e Kupës së Kosovës në hendboll, Besa Famgas. Bashkë me të ishte edhe ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi.
24 qershor
Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në vënien e gurëthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos, bashkë me ministren Vlora Dumoshi.
23 qershor
KOK në bashkëpunim me komunat shënoi Ditën Olimpike në mënyrë virtuale. Komunat u shpërblyen për masovitetin e krijuar dhe atraktivitetin. Morën pjesë qindra fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008).
23 qershor
KOK dhe UP nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi
23 qershor
U zbuluan Rrathët Olimpikë në shënimin e Ditës Olimpike. Rrathët u zbuluan nga presidenti Besim Hasani dhe ministrja Vlora Dumoshi
18 qershor
U nënshkruan kontratat për Bursat Olimpike 2020, me xhudisten Laura Fazliu dhe karateistin Elhami Shabani
16 qershor
Sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, ka dhuruar sot gjak në kuadër Javës së Dhurimit Vullnetar të Gjakut.
15 qershor
Sportistët elitarë dhe Shpresat Olimpike përfunduan seminarin ndërkombëtar për Shkathtësi Mentale, të organizuar nga KOK-u në bashkëpunim me organizatën australiane, Optimization Hub. Seminari zgjati katër javë.
13 qershor
Presidenti Besim Hasani, mori pjesë në seminarin për trajnerë dhe anti-doping, të organizuar nga Federata e Triatlonit të Kosovës.
10 qershor
Drejtuesit e KOK-ut pritën rektorin e UP-së, Marjan Dema dhe prorektoren, Myrvete Badivuku
9 qershor
KosADA mbajti mbledhjen e parë, do të fillohet me testet e para për sportistët elitarë
9 qershor
Drejtuesit e KOK-ut bënë homazhe dhe vendosën lule tek varri i legjendës Fadil Vokrri
5 qershor
U shënua Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit, mori pjesë edhe ministrja Vlora Dumoshi
3 qershor
U nënshkrua kontrata me bursistin Egzon Shala, i cili fitoi normën Olimpike në mundje
28-30 maj
U mbajt kursi online për administratorë sporti, të cilin e vijuan përfaqësues të federatave sportive dhe zyrtarë të sportit në komuna.
29 maj
KOK mbajti video-konferencën e radhës me drejtuesit e federatave sportive. U bisedua për sfidat e pandemisë Covid 19
27 maj
Për nder të përvjetorit të 28-të të themelimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, u shpërblyen fëmijët që kanë pasur më së shumti pjesëmarrje në shënimin e Ditës Olimpike
20 maj
Presidenti Hasani prezantoi para organizatës Optimization Hub rastin e Kosovës: “Të ndërtosh sportistët pas sfidës së luftës”
14 maj
KOK mbajti video-konferencën e dytë me federatat sportive, mori pjesë edhe ministrja Dumoshi
6 maj
KOK mori pjesë në takimin me ministren Dumoshi dhe federatat sportive, ku dolën me kërkesën për rifillimin e aktiviteteve sportive, pas ndërprerjes shkaku i pandemisë Covid 19
30 prill
KOK mbajti mbledhjen online me federatat sportive, disa federata shprehen të gatshme për fillim të aktiviteteve
23 prill
Drejtuesit e KOK-ut pritën kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli
18-20 prill
U organizua kurs online për administratorë sporti, morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të federatave sportive
9 prill
KOK iu bashkua kampanjës së WADA-s për “Sport të Pastër”
6 prill
Përmes kampanjës së realizuar me mesazht #RriNshpi, #Kënaqu, #BëjSport, KOK shënoi në mënyrë virtuale Ditën Ndërkombëtare e Sportit për Paqe dhe Zhvillim
6 prill
KOK-u nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me MKRS-në
18 mars
KOK në bashkëpunim me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, të ndihmuar nga zëvendëskryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, dhe falë humanitetit të biznismenit, Behgjet Pacolli, kanë bërë të mundur kthimin urgjent të ekspeditës së boksit për në Kosovës. Boksierët ndodheshin në Londër për turneun kualifikues Olimpik Tokio 2020
10 mars
Sportistët e rinj morën njohuri të përgjithshme për anti-dopingun
10 mars
U nënshkruan kontratat me 10 bursistët “Shpresa Olimpike 2020”. Bursistët do të marrin nga 100 euro në muajt nga KOK-u
9 mars
KOK organizoi Forumin e parë për Vajzat Lidere në Sport, mori pjesë edhe ministrja Dumoshi
5 mars
Sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Ligave Universitare
4 mars
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, është pritur sot nga drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani
4 mars
Presidenti Hasani dhe zëvendësdrejtori i ATK-së, Nait Sharku, sqaruan Ligjin për Sponsorizime në Ferizaj
28 shkurt
Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në inaugurimin e shtatorës së kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi, në Pejë
27 shkurt
U mbajt ceremonia Laureatët 2019, mori pjesë edhe presidenti i Federatëës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer
24 shkurt
KOK përzgjedh edhe 10 Shpresa Olimpike 2020
20 shkurt
Fillojnë përgatitjet për Festivalin Sportiv të Parafillorëve 2020. U mbajt takim me zyrtarë të sportit në komuna
7 shkurt
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, janë pritur sot nga ministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, e cila ditë më parë mori drejtimin e kësaj ministrie.
31 janar
Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në garën me kapuqa të organizuar nga Federata e Sporteve Tradicionale të Kosovës
20-30 janar
KOK bëri edhe këtë vit kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2019
21 janar
Presidenti Hasani priti drejtuesit e Akademisë Diplomatike të Kosovës, të pranishëm ishin edhe drejtuesit e FFK-së
15 janar
Drejtuesit e KOK-ut u takuan me ambasadorin e Kosovës në Zvicër, Ramadan Avdiu, i cili shoqërohej nga zyrtari Avni Hasani. Takimi ndodhi në Lozanë të Zvicrës, ku ekipi Olimpik i të rinjëve të Kosovës mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj "Lozana 2020".
9-22 janar
Ekipi Olimpik i Kosovës mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”, ku u paraqit me skitarët e rinj, Drin Kokaj e Era Shala.
5 janar
Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, vizitoi kampin e Kombëtares së Kosovës në not
Janar – dhjetor
U mbajtën 13 mbledhje të Bordit Ekzekutiv
MBËSHTETJET NDAJ SPORTISTËVE ELITARË SIPAS VENDIMIT TË BE TË KOK-ut
Dhjetor
KOK mbulon shpenzimet e ekipit Olimpik të xhudos në kampin përgatitor në Austri
Dhjetor
KOK mbulon shpenzimet e sportistëve elitarë të xhudos në Antalia të Turqisë (Akil Gjakova) dhe në Golem të Shqipërisë (Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka e Laura Fazliu)
Dhjetor
KOK mbulon përgatitjet 20 ditëshe të mundësve Egzon dhe Edon Shala në Prizren
Tetor
KOK mbulon shpenzimet e sportistëve elitarë të xhudos, që morën pjesë në kampin përgatitor në Antalia të Turqisë
Gusht
KOK mbuloi shpenzimet e Ekipit Olimpik të xhudos në kampin përgatitor në qytetin e Erzurumit, në lartësi mbidetare mbi 20 mijë metra.
Korrik
KOK mbulon shpenzimet e sportistëve elitarë të xhudos, në kampin përgatitor në Poreq të Kroacisë
Qershor
KOK mbulon gjysmën e shpenzimeve të përgatitjeve të Kombëtares së Boksit në Brezovicë
Shkurt
KOK mbulon shpenzimet e boksieres Donjeta Sadiku në kampin përgatitor në Trabzon të Turqisë
Shkurt
KOK mbulon shpenzimet e xhudistëve në kampet në Herstal të Belgjikës dhe Paris të Francës
- U vazhdua dhënia e bursave për 31 bursistë Olimpikë “Tokio 2020” dhe “Pekin 2022”
PLUS TRE SPONSORË
14 nëntor
Kompania zvicerane e veshjeve sportive Fourteen, bëhet sponsore e KOK-ut
11 mars
KOK nënshkruan marrëveshje sponsorizimi me RTK
19 dhjetor
KOK dhe Kolegji Universi, nënshkruajnë marrëveshje sponsorizimi
PUBLIKIMET
U publikuan katër numra të revistës Olimpi