Ndryshime të vogla në komisionin e ankesave të kategorizimit të sportit, sportistëve dhe trajnerëve

E premte,  25 shkurt 2022

Komisioni i ankesave të kategorizimit të sportit, sportistëve dhe trajnerëve, në përbërje Mimoza Shkodra Bislimi, Halil Sylejmani dhe Musa Selimi, ka shqyrtuar ankesat e federatave sportive, të cilat kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për t’u ankuar në vlerësimin e komisionit të kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2022.

Gjithsej gjashtë federata kanë dërguar ankesa në komisionin e ankesave, të cilat kishin të bënin kryesisht me gabime teknike të komisionit të kategorizimit.

Më poshtë mund të gjeni vlerësimin për secilën federatë:

-        Federatës së Shahut të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa dhe i janë shtuar 3.2 pikë. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 51.16 pikë dhe kalon në kategorinë B.

-        Federatës së KickBoxit të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa dhe i janë shtuar 2.5 pikë. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 30.27 pikë dhe kalon në kategorinë C.

-        Federatës së Basketbollit të Kosovës i është refuzuar ankesa, dhe vlerësimi për këtë federatë mbetet i njëjtë.

-        Federatës së Karatesë së Kosovës i është refuzuar ankesa në lidhje me federatën, ndërsa i është aprovuar ankesa për kategorizimin e sportistëve: Elhami Shabani (20 pikë) dhe trajnerit Ylber Syla (10).

-        Federatës së Sportit Shkollor i është aprovuar pjesërisht ankesa, dhe i janë shtuar 0.5 pikë. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë 64.50 pikë dhe mbetet në kategorinë B.

-        Federatës së Peshëngritjes së Kosovës i është aprovuar ankesa për t’u kategorizuar dhe vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 32.5 pikë, kategoria C.

 

Kategorizimi 2022 (Lista)

Lista e sportistëve dhe trajnerëve

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]