Historiku

Në përputhje me vendimin e kryesisë së Bashkimit të Shoqatave të Pavarura të Sporteve të Kosovës të Republikës së Kosovës, më 27 maj 1992, në Prishtinë, u mbajt mbledhja konstituive e Komitetit Olimpik të Kosovës, në të cilën u themelua institucioni më i lartë sportiv në vend, Komiteti Olimpik i Kosovës.

Mbledhja u mbajt në objektin e Rilindjes në Prishtinë, në të cilën vepronte gazeta e përditshme “Rilindja”. Mbledhjen e kryesoi Muhamet Berisha, kryetar i Këshillimit Nismëtar.

Sejdi Mërkoja konstatoi se të pranishëm janë 43 delegatë, që vinin nga  13 Federata Sportive Olimpike, Asociacioni i Gazetarëve Sportivë, Asociacioni i Mjekëve të Medicinës Sportive dhe Fakulteti i Kulturës Fizike të Universitetit të Prishtinës.

Më pas, në bazë të Kartës Olimpike, u miratua statuti i KOK-ut nga të gjithë delegatët, të cilëve një javë më herët iu ishte dorëzuar statuti.

Në pikën e tretë të Rendit të Ditës ishte zgjedhja e presidentit dhe anëtarëve të Bordit Ekzekutiv për ciklin olimpik 1992 – 1996.

Pjesëmarrësit, me vota të fshehta zgjodhën kryesinë prej nëntë anëtarësh, kurse me aklamacion detyra e kryetarit iu besua, Veton Surroit, veprimtar i shquar politik.

Nënkryetar u emërua prof.dr. Behlul Brestovci. Zgjedhja e sekretarit mbeti detyrë e kryesisë (në mbledhjet e ardhshme u zgjodhë Muhamet Berisha) që ta zgjedhë në mbledhjet e ardhshme.

Anëtarë nderi të KOK-ut u zgjodhën: Dr.Ibrahim Rugova, prof.dr. Pajazit Nushi, ing.Nazmi Mustafa dhe prof.Halim Hyseni.

Themelimin e KOK-ut, dashamirët e sportit, si edhe vetë sportistët e pritën me një kënaqësi të posaçme, sepse edhe kjo formë e veprimit jo vetëm që është përcaktim gjithëpopullor, por merret edhe si rezistencë paqësore ndaj okupuesit serb.

Pas këtij akti solemn të themelimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, u tha se sa e këndshme do të jetë dita kur sportistët kulminantë kosovarë, në vend të afirmimit të një krijese artificiale shtetërore që quhej Jugosllavi, në shfaqjet sportive ndërkombëtare dhe në Lojërat Olimpike do të luftojnë për afirmimin e vendit të vet – shtetit më të ri në Ballkan, Kosovës.

Bordi i parë Ekzekutiv i KOK-ut 1992 - 1996

1.    Veton Surroi, president
2.    Behlul Brestovci, nënkryetar
3.    Muhamet Berisha, sekretar gjeneral
4.    Mentaz Allajbegu, anëtar (mundje)
5.    Esat Stavileci, anëtar (basketboll)
6.    Burim Hatipi, anëtar (gazetar)
7.    Aziz Salihu, anëtar (boks)
8.    Fahri Buçinca, anëtar (hendboll)
9.    Hysen Rakovica, anëtar (atletikë)

Këshillin Mbikëqyrës e përbënin tre anëtarët:
Ismail Hyseni

Bedri Hamza

Adem Fejzullahu



Ndërsa, anëtarë të Komitetit Olimpik të Kosovës, pos anëtarëve të Lidhjeve Republikane të sporteve olimpike, u zgjodhën edhe punëtorët ish-sportistë meritorë si:

Hysen Syla, Fadil Vokrri, Mustafë Syla, Muhamet Berisha, Mehmet Bogujevci, Sefedin Reçica, Agim Kasapolli dhe Isak Latifi.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]