Xhudo mbyll garat në EYOF Baku 2019 pa medalje
Sporti më i suksesshëm në vendin tonë, xhudo, nuk ka arritur të vazhdojë traditën e fitimit të medaljeve edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Të tre xhudistët e rinj, Erza Muminoviq (-48 kilogramë), Fationa Kasapi (-57 kg) dhe Festim Beqiri (-66 kg), nuk arritën të hyjnë në zonën e medaljeve.
Suksesin më të madh e arriti Beqiri, i cili shënoi një fitore dhe pësoi dy humbje. Ai në renditjen e përgjithshme doli i 12-të, që është sukses për të.
Medalistja e bronztë Olimpike për të rinj, Erza Muminoviq, pësoi humbje në rrethin e parë nga Anna Kriza e Hungarisë.
Në rrethin e parë u ndalë edhe Fationa Kasapi, e cila u mund nga sllovenja, Tjasa Muha Rozman.
Iu urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare xhudistëve tanë.