KOK ngrit nga gjashtë në 10 numrin e bursave për Shpresa Olimpike 2019

E martë,  31 dhjetor 2019

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur të ngrit numrin e ndarjes së bursave për Shpresa Olimpike 2019, të cilat ndahen nga të ardhurat e KOK-ut.

Në mbledhjen e fundit të këtij viti, BE i KOK-ut vendosi të ndajë 10 bursa për Shpresa Olimpike 2020, ndërsa emrat e bursistëve do të përzgjidhen gjatë muajit janar 2020.

Gjatë vitit 2019, KOK ndau gjashtë bursa për Shpresa Olimpike 2019.

Shuma që do të përfitojnë bursistët është 100 euro në muaj gjatë tërë vitit 2020.

Ndarja e 10 bursave për Shpresa Olimpike 2020 nga KOK-u, vjen ndarazi nga 10 bursat për Shpresa Olimpike 2020, të cilat ndahen nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

 

Gjatë mbledhjes së 43-të, të mbajtur mbrëmë, BE i KOK-ut mori edhe vendime tjera, si më poshtë:

- U përzgjodhën 10 bursistët për Shpresa Olimpike 2020. Bursistët do të marrin bursa mujore në vlerë 150 Euro nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

- U vendos që KOK nga fondi i vet të ndajë bursa edhe për 10 Shpresa Olimpike 2020. Emrat e 10 Shpresave do të përzgjidhen gjatë muajit janar 2020. Gjatë vitit 2019, KOK ndau bursa mujore “Shpresa Olimpike 2019”, për gjashtë sportistë.

- U miratua Plani Financiar i KOK-ut për vitin 2020.

- U diskutua për përgatitjet e ekipit Olimpik të të rinjve të Kosovës, të cilët po përgatiten për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, Llozana 2020. LOD për të Rinj “Llozana 2020”, do të mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës.

- U kërkua që federatat, të cilat nuk i kanë dorëzuar aplikacionet për kategorizimin e sportit, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2020, ta bëjnë këtë sa më parë.

-

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: