BE i KOK-ut zgjodhi 10 Shpresat Olimpike 2020
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, në mbledhjen 43-të, përzgjodhi 10 Shpresat Olimpike 2020, të cilat do t’ia propozojë Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS).
Pas propozimeve të ardhura nga federatat, BE i KOK-ut përzgjodhi 10 më të mirët nga 27 propozime, bazuar në rezultatet e arritura në vitin 2019.
Listës i prijnë sportet e xhudos, karatesë dhe boksit me nga dy sportistë.
Federatat tjera si: atletika, noti, skitaria dhe pingpongu, janë me nga një sportist.
MKRS ndanë nga 150 euro në muaj për secilin sportistë gjatë tërë vitit 2020.
Lista e 10 Shpresave Olimpike 2020
Flaka Loxha (xhudo)
Laura Fazliu (xhudo)
Muhamet Ramadani (atletikë)
Albulena Gërvalla (karate)
Melos Gashi (karate)
Patriot Behrami (boks)
Shpejtim Bajoku (boks)
Eda Zeqiri (not)
Drin Kokaj (skitari)
Fatih Kabaraxhaku (pingpong)