19 sportistët më të mirë nënshkruan kontratat për Bursat Olimpike Tokyo 2020

E hënë,  23 tetor 2017

Në një ceremoni solemne dhe madhështore, Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar Bursat Olimpike “Tokyo 2020” me 19 sportistët më të mirë të Kosovës, të cilët janë potencial për të fituar normën olimpike. Ceremonia e organizuar në Hotel Sirius në Prishtinë, u mbajt për nder të tre vjetorit të njohjes së përkohshme të KOK-ut nga Bordi Ekzekutiv Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, derisa krahas mysafirëve të shumtë, i pranishëm ishte edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, z.Kujtim Gashi.
Sportistëve u printe kampionia olimpike e “RIO 2016”, Majlinda Kelmendi, e cila do të përfitojë nga 1 mijë dollarë në muaj, derisa lista pason nga Herolind Nishevci (karateist), Distria Krasniqi (xhudo), Donjeta Sadiku (boks) etj. Ata vijnë nga tetë sporte të ndryshme, nëntë prej të cilëve janë të gjinisë femërore.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, pasi foli për vendimin historik të njohjes së përkohshme të KOK-ut në KON, u ndalë tek Bursat Olimpike, duke treguar kriteret se si është bërë ndarja e bursave, si dhe shumën e përfituar nga KOK-u në Solidaritet Olimpik të KON-it. “SO ndanë 7100 dollarë amerikanë për çdo muaj për 36 muajt në vijim, që në total kalon shumën 255 mijë dollarë amerikanë. Nëse kësaj i shtohen bursat për PyeongChang, falë mjeteve të SO dhe mjeteve tjera të gjeneruara të KOK-ut nga partnerët publik dhe privat, KOK-u ndan në total rreth 300 mijë euro”, tha ndër të tjera, z.Hasani.
Ministri i MKRS-së, z.Kujtim Gashi falënderoi KOK-un, duke e quajtur punë kolosale fondin e siguruar për 19 sportistët. “Jam këtu me ju, në këtë ceremoni solemne, për të treguar përkushtimin tim si ministër dhe për të garantuar mbështetjen e MKRS-së për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe për të zotuar se do të mbështesim sportistët që arrijnë rezultate dhe për të treguar se do t’i përkrahim sportistët e dalluar të cilët janë ambasadorët dhe përfaqësuesit më të mirë të shtetit tonë”, tha ministri Gashi.
Trajneri kampion olimpik në xhudo, Driton Kuka, u zotua se do të punojnë t’i sjellin Kosovës medalje edhe nga Tokyo.
“Ky konfiguracion i sportistëve më jep shpresë sepse ata të Rios më janë dukur të ligshtë. Shpresoj që do të kemi së paku tri sporte me norma olimpike”, u shpreh z.Kuka.
I menjëhershëm ishte reagimi në shaka i kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, emri i së cilës sa herë përmendej duartrokitej fuqishëm nga të pranishmit. “Toni tha se bursistët e kaluar kanë qenë më të ligësht, ndoshta ishim të ligësht, por ne sollën një medalje të artë. Shpresoj që shumica prej neve ta fitojmë normën olimpike dhe të kemi një ekip më serioz për LO ‘Tokyo 2020’”, tha medalistja e artë në kategorinë 52 kg të xhudos, e cila falënderoi KOK-un dhe KON-un për mbështetjen.
Edhe karateisti Herolind Nishevci u shpreh i gëzuar për bursën, duke thënë se ajo do të jetë motiv shtesë për sportistët.
Krahas fondit të fituar në SO të KON-it, KOK-u do të participojë edhe me 1100 Euro në muaj.

Përfituesit e bursave për LO “Tokyo 2020"

Majlinda Kelmendi (xhudo)      1000 dollarë në muaj
Nora Gjakova        (xhudo)      700 dollarë në muaj
Herolind Nishevci   (karate)      600 dollarë
Distria Krasniqi      (xhudo)       500 dollarë
Donjeta Sadiku     (boks)         500 dollarë
Orges Arifi           (karate)       350 dollarë
Alvin Karaqi         (karate)        350 dollarë
Akil Gjakova        (xhudo)        350 dollarë
Loriana Kuka        (xhudo)       250 dollarë
Musa Hajdari        (atletikë)     250 dollarë
Astrit Kryeziu        (atletikë)     250 dollarë
Vijona Kryeziu      (atletikë)      250 dollarë
Urata Rama         (shenjëtari)  250 dollarë
Dasar Xhambazi   (not)            250 dollarë
Flaka Pruthi         (not)            250 dollarë
Atdhe Luzhnica    (shigjetari)    250 dollarë
Edon Shala         (mundje)       250 dollarë
Fortesa Orana     (karate)        250 dollarë
Drilon Ibrahimi     (shenjëtari)  250 dollarë
 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]