U mbyll edicioni i radhës i kursit S2ABC

Ka përfunduar me sukses kursi i avancuar evropian për administratorë të sportit (S2ABC), në të cilin diplomoi edhe zyrtarja e KOK-ut, Marigona Mehmeti.


Kursi u organizua nga organizata ndërkombëtare EOSE, ndërsa u financua nga programi i Bashkimit Evropian në kuadër të projekteve të Erasmus Plus: “Shkëmbimi dhe mobiliteti në sport”. Temat kryesore të programit ishin: Menaxhimi i projekteve, financat dhe burimet njerëzore.


Ceremonia e diplomimit u mbajt në Podgoricë të malit të Zi, ku të pranishëm krahas përfaqësuesve të vendeve të Evropës, ishin edhe përfaqësues të Universitetit të Prishtinës, të cilët po ashtu përfunduan me sukses kursin.


Certifikatat u ndanë nga Ministri i Sporteve të Malit të Zi, Dragoslav Shçekiq dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Malit të Zi, Dushan Simonoviq, si dhe drejtuesit e këtij projekti, Aurelian Favre dhe Kirsty Simpson.