Festivali i 4-të i Filmit Sportiv “Prishtina 2024”

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë edicionin e 4-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2024, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 tetor 2024 në kinemanë ABC në Prishtinë.


Edhe këtë herë në festival do të shfaqen filma dhe dokumentarë sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë të kategorive të ndryshme si: Dokumentar që përfaqësojnë shpirtin olimpik; Sporti dhe shoqëria; Storje të shkurtra; Futboll; Sporti, malet dhe olimpizmi, etj.


KOK fton të gjithë gazetarët sportivë, regjisorët dhe kompanitë filmike, që dokumentarët sportivë t’i dërgojnë në email adresën [email protected] më së largu deri më 27 shtator 2024, në mënyrë që prodhimet e tyre të shfaqen në Festival.


Po ashtu, dokumentarët më të mirë do të dërgohen për çmime edhe në Festivalin Botëror të FICTS Filmit Sportiv, që në muajin nëntor mbahet në Milano të Italisë.


KOK është anëtar i Federatës Ndërkombëtare për Kinemanë Televizive Sportive (FICTS), prej vitit 2019.