Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ekipi olimpik i të rinjëve të Kosovës i mbylli garat në “Gyor 2017”

31.08.2017 15:32:58

Ekipi olimpik i të rinjëve të Kosovës i ka mbyllur garat në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që pu mbajt në Hungari prej 23-29 korrik 2017.

Pavarësisht pritjeve, sidomos nga sporti i xhudos, Kosova mbeti edhe më tutje pa fituar medalje në Festivale të tilla, edhe pse kjo ishte vetëm pjesëmarrja e dytë.
Sot, shpresat ishin tek xhudisti, Shpat Zeka, i cili i nisi mirë garat, duke triumfuar ndaj Oleg Mirov me ippon, në kategorinë deri 90 kilogram. Më pas, u përballë në çerekfinale me gjeorgjianin, Mikheili Bekauri, nga i cili pësoi humbje. I njëjti fitoi medaljen e artë.
Lufta e ardhshme ishte ajo e repesazhit, ku Shpati triumfoi në mënyrë maestrale ndaj lituanezit, Deivis Ciuciounais me ippon, por sfida e ardhshme me rumunin, Eduard Serban, doli të jetë e pakalueshme. Pas një pakujdesie, kundërshtari e mposhti me ippon, duke shuar shpresën për medalje.
Një ditë më parë, Laura Fazliu, doli e pesta në kategorinë -63 kilogram të xhudos, duke u kualifikuar deri në gjysmëfinale. Ajo arriti suksesin më të madh të garuesve tanë në “Gyor 2017”.
Në orët e pasditës së sotme, i fundit që mori pjesë në gara ishte atleti, Alaudin Suma. Ai për pak nuk arriti të kualifikohet në finale, në hedhjen e diskut. Pas tri hedhjeve, Suma, gjuajtjen më të mirë e pati 42.58 metra. Ai doli i nënti nga 10 garues.
“Nuk jam i kënaqur me rezultatin. Konkurrenca ishte e fortë, por me punë mund të shkoj edhe më tutje”, tha Suma.
Në Gyor, Kosova u përfaqësua me katër sportistë të katër sporteve të ndryshme.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0