Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova parakaloi në Festivalin e 14-të Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”

31.08.2017 15:20:14

Është hapur edhe zyrtarisht Festivali i 14-të Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”.

Ceremonia solemne u mbajt të dielën mbrëma (23 korrik 2017) në stadiumin “Eto Park” të Gyorit hungarez, në një spektakël madhështor të organizuar nga Komiteti Olimpik i Hungarisë, në bashkëpunim me qeverinë e këtij vendi dhe Komitetin Olimpik Evropian (KOE).
Pas spektaklit të shfaqur në fushë nga performues të ndryshëm që tregonin kulturën hungareze, në podium u ngjit nënpresidenti i KOE-s, Janez Kocijançiç i cili përgëzoi organizatorët për organizimin e kësaj ngjarje, duke folur më pas për rëndësinë që ka EYOF-i.
Më pas ishte radha për defilimin e 50 ekipeve olimpike, aq sa përbënë Komiteti Olimpik Evropian.
19 anëtarëve të ekipit olimpik të Kosovës i printe tenistja Blearta Ukëhaxhaj, që barte flamurin.
Që nga sot në ora 09:00 dhe për gjashtë ditë me radhë do të nisin garat. Garuesit e parë të Kosovës që do të sfidojnë veten janë notarët, Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu, që garojnë në disiplinën 200 m krol.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0