Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 10.06.2018 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Bëhen të ditur emrat e 14 sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Evropian Olimpik për të rinj “Gyor 2017”

15.06.2017 11:58:21

Komiteti Olimpik i Kosovës ka kompletuar emrat e 14 sportistëve të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Evrppian Olimpik për të rinj “Gyor 2017”, që mbahet në Hungari, prej 23-29 korrik 2017.Me më shumë garues do të përfaqësohen: atletika, noti dhe xhudo, me nga katër sosh, kurse tenisi me dy.Federata e Atletikës e Kosovës ka përzgjedhur: Gentiana Peci (disiplina: 3000 metra), Valentina Kelmendi (800m), Alaudin Suma (hedhje e diskut) dhe Arian Smajli (3000 metra), të cilët u shquan me suksese në Kampionatin Kombëtar të të rinjëve të mbajtur në Elbasan vitin e kaluar dhe në Mitingun e hapur të mbajtur këtë vit në Mitrovicë dhe Shkup.Nga noti janë: Ardit Hysejni (50m shpinë), Dion Kadriu (100m krol), Dren Ukimeraj (50m krol) dhe Muhamed Rushiti (50m delfin), të cilët kanë treguar suksese në disiplinat: 50 metra shpinë, 100 metra krol, dhe 50 metra delfin.Rrugën e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit, Nora e Akil Gjakovës, synojnë ta ndjekin edhe xhudistët e rinj, Laura Fazliu, Arbër Kullashi, Selim Berisha e Shpati Zekaj, të cilët dallohen për rezultate të mira në Kupën Evropiane për kadetë në Kroaci dhe Kampionatin e Kosovës 2016 për kadetë.Tenisi përfaqësohet me garuesit: Blearta Ukëhaxhaj, tenistja e vitit 2015 dhe 2016 dhe Diell Mehmedi, i cili për dy vite radhazi zuri vendin e parë në Kosovë.Me të gjithë sportistët për në Gyor do të udhëtojnë edhe trajnerët e tyre: Xhavit Tahiri (atletikë), Ardian Hamiti (not), Argjend Lecaj (tenis) dhe Fatos Tabaku e Korab Morina (xhudo).Paraprakisht, Komiteti Olimpik i Kosovës do t’i dërgojë sportistët në kampe stërvitore, me qëllim të përgatitjes dhe prezantimit sa më të mirë të këtyre sportistëve.Të gjithë emrat e lartpërmendur të sportistëve, janë propozuar nga Federatat përkatëse.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0