Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Drejtuesit e KOK-ut qëndruan në Fshatin Olimpik të LOR Buenos Aires 2018, në përkrahje të sportistëve

12.10.2018 06:08:31

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë qëndruar gjatë tërë ditës së enjte në Fshatin Olimpik të Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, në të cilat është i vendosur Ekipi Olimpik i Kosovës.

Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Haxhijaj, iu uruan suksese sportistëve, të cilët do të garojnë në ditët në vijim.

E enjtja ishte ditë feste për Ekipin Olimpik, pasi trajneri i boksit, Shefki Bogujevci, kishte ditëlindjen, me ç’rast drejtuesit e KOK-ut dhe Ekipi Olimpik kishin përgatitur një befasi për të, për të cilën përzgjedhësi i boksit u ndje falënderues.

Kujtojmë që xhudistja Erza Muminoviqi është garuesja që shkroi historinë e Kosovës në kryeqytetin e Argjentinës, duke i dhuruar vendit tonë medaljen e bronztë, të parën të fituar ndonjëherë në Lojërat Olimpike për të rinj.

Xhudistja nga Peja kishte fituar të mërkurën edhe medaljen e dytë të bronztë në garat ekipore, duke garuar për ekpin Rio de Janeiro. Krahas Erzës, Kosovën në Buenos Aires 2018 po e përfaqësojnë edhe peshëngritësi, Bleron Fetaovski, notarja, Melisa Zhdrella, boksieri, Erdonis Maliqi dhe atleti, Muhamet Ramadani.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0