Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Thomas Bach uron Kosovën për medaljen historike në LOR Buenos Aires 2018

08.10.2018 16:06:21

Medalja e parë dhe historike e Kosovës nga Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, është përcjellë edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach.
Njeriu i parë i sportit në botë, bashkë me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ndoqën luftën për medaljen e bronztë ndërmjet Erzës dhe Anastasia Balaban të Ukrainës.
Pas garës, Bach uroi Kosovën për medaljen e parë nga Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.
“Urime Kosovë për edhe një tjetër medalje të madhe në xhudo, në një ngjarje Olimpike për ju”, ka thënë Bach për “noc-kosovo.org”.
Pikërisht presidenti i KON-it, Thomas Bach, i kishte dhuruar medaljen e artë Olimpike Majlinda Kelmendit në RIO 2016, duke mbajtur premtimin e dhënë gjatë vizitës që i kishte bërë Kosovës në vitin 2015.
Erza fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -44 kilogramë.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0