Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK dërgon sportistët në përgatitje për LOV për të rinj, Buenos Aires 2018, boksieri Erdonis Maliqi udhëtoi në Durrës

13.09.2018 14:21:56

Boksieri Erdonis Maliqi është njëri nga pesë sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Verore për të rinj, Buenos Aires 2018.
Maliqi të enjten bashkë me boksierin tjetër, Shpëtim Bajoku dhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevcin, ka udhëtuar për në përgatitje jashtë vendit.
Boksierët do të përgatiten në Durrës të Shqipërisë, derisa shpenzimet e përgatitjeve hiqen nga Komiteti Olimpik i Kosovës. KOK do të dërgojë edhe katër sportistët tjerë në përgatitje për Buenos Aires 2018.
Në kryeqytetin e Argjentinës, Kosovën për herë të parë krahas Maliqit, do ta përfaqësojnë edhe xhudistja Erza Muminoviq, e vetmja me normë Olimpike, si dhe Melisa Zhdrella (not), Muhamet Ramadani (atletikë) dhe Bleron Fetaovski (peshëngritje). Zhdrella, Maliqi dhe Fetaovski janë ftuar nga KON-i në bazë të kriterit të univerzalitetit (komisioni tre palësh: Solidariteti Olimpik i KON-it, Federata Ndërkombëtare përkatëse dhe ANOC), kurse Ramadani është ftuar nga Federata Evropiane e Atletikës.
“Jam i lumtur që na janë mundësuar përgatitjet para Lojërave Olimpike për të rinj. Do të përgatitemi dy herë në ditë dhe besoj se do të përgatitemi mirë. Ka qenë ëndërr e imja të marrë pjesë në Lojërat Olimpike për të Rinj dhe shpresoj të fitoj medalje”, thotë Maliqi për “noc-kosovo.org”.
17-vjeçari është pjesë e klubit të Dritës së Gjilanit, derisa garon në kategorinë -64 kilogramë. Bashkë me të në përgatitje do të jetë edhe Shpëtim Bajoku i klubit të Gollakut, i cili synon që të ndjekë rrugën e Maliqit dhe në të ardhmen të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Doajeni i boksit, Mehmet Bogujevci, është shumë optimist se këto përgatitje do t’i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë Maliqit, për të fituar medalje.
“Faleminderit KOK-ut që na mundësoi përgatitjet për Maliqin. Deri më tani, Erdonisi ka punuar edhe në klubin e tij, kurse tani i ka përgatitjet përfundimtare, ku do të punojë në përgatitje tekniko-taktike. Mendoj që Erdonisi është talent i rrallë dhe jam i bindur se është ndër boksierët më të mirë në Evropë, por herën e fundit në evropian u dëmtua nga gjyqtarët. Shpresoj të ketë edhe fat dhe të kthehet me medalje”, theksoi Bogujevci. Boksierët do të përgatiten deri më 28 gusht.
Boksierëve iu uroi fat dhe suksese edhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi.
LOV për të rinj, Buenos Aires 2018 mbahen në Buenos Aires të Argjentinës, prej 6-18 tetor.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0