Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Fitore historike e Kosovës, nderohet më së miri legjenda Fadil Vokrri

10.09.2018 22:55:53

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitoren e parë në ndeshje ndërkombëtare, dy vjet pas pranimit në UEFA e FIFA.
Djelmoshat tanë mposhtën Ishujt Faroe 2:0, në takimin e parë të luajtur në stadiumin e rinovuar dhe të stërmbushur nga tifozët, Fadil Vokrri.
Pikërisht legjendës Vokrri, që u nda nga jeta më 9 qershor 2018, iu kushtua fitorja. Majde, minuta e 9-të ishte e veçantë, pasi 12900 tifozët e pranishëm shfaqën koreografi për të nderuar figurën dhe kontributin e ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.
Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e luajtur në Kosovë. Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu shënuan golat, në fillim të pjesës së dytë.
Me këtë fitore, Kosova ndodhet në vendin e parë të grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve, duke tubuar katër pikë nga dy ndeshje. Në takimin e parë barazoi 0:0 me Azerbajxhanin në Baku.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon FFK-në dhe gjithë futbolldashësit për fitoren, duke uruar suksese të mëtejme në ndeshjet e radhës.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0