Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Mehdi Jasharit

12.09.2018 15:15:31

E nderuara familje e Mehdi Jasharit

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Mehdi Jasharit, profesor në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës.
Jashari ishte edukator i gjeneratave të reja dhe shumë dimensional në ngritjen profesionale të shumë brezave, si dhe një njeri që dha kontribut të çmuar në ngritjen e sportit në Kosovë.
Sporti kosovar, në veçanti hendbolli dhe studentët e shumtë, të cilët patën rastin të fitojnë nga dija e tij, humbën një kontribuues të madh të sportit në vend.
Mehdi Jashari që nga mosha 15-vjeçare ishte aktivizuar në klubin e hendbollit Borci nga Ferizaj. Ai bëri edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur për Bosnan e Sarajevës, ku edhe kreu shkollën e lartë për trajner, për t’u kthyer në Kosovë.
Kontribut të çmuar Mehdi Jashari dha duke drejtuar edhe skuadrat si Borci e Prishtina në Ligën Federative, si dhe përzgjedhës i Kosovës në hendboll prej vitit 1982-1988.
Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Mehdi Jasharit, Federatës së Hendbollit të Kosovës, dhe gjithë komunitetit të sportit në Kosovë.


Besim Hasani
President i Komitetit Olimpik të Kosovës

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0