Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Instruktori i basketbollit, Ridvan Ekmekci, vizitoi KOK-un

11.09.2018 13:52:01

Instruktori i njohur ndërkombëtar i basketbollit, Ridvan Ekmekci, ka vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast është pritur nga presidenti Besim Hasani.
Ekmekçi është instruktor për gjyqtarë të basketbollit dhe profesor në Universitetin Pamukale në Denizli të Turqisë. Ai po qëndron në Kosovë, për të ligjëruar për Klinikën FIBA SCOD, të organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës, para fillimit të edicionit të ri të garave në basketboll.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, falënderoi mysafirin për kontributin që po jep për gjyqtarët kosovarë, derisa e njoftoi me sfidat e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe planin strategjik 2017-2020, në kuadër të të cilit KOK-u ka organizuar dhjetëra kurse për administratorë sporti dhe trajnerë.
Profesori Ekmekçi shprehu falënderimin e tij për pritjen e bërë, derisa bashkarisht me presidentin Hasani u dakorduan për të bashkëpunuar në të ardhmen.

Në fund të takimit, presidenti Hasani i dhuroi librin “Debutimi i Artë”, kushtuar përvjetorit të parë të medaljes së artë të Majlinda Kelmendit.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0