Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova mbylli garat me tri medalje të arta dhe një të argjendtë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018

01.07.2018 10:18:17

Ekipi Olimpik i Kosovës ka përfunduar garat në Lojërat e 18-ta Mesdhetare Tarragona 2018, të cilat do të mbyllen sonte me ceremoninë mbyllëse. Kosova do të kthehet me katër medalje, tri prej tyre të arta dhe një të argjendtë dhe të gjitha këto të fituara nga sporti i xhudos, falë edhe trajnerit, kampion Olimpik, Driton Kuka, si dhe kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi, që ishte në cilësinë e trajneres.
Distria Krasniqi (-52 kilogramë), Nora (-57 kg) e Akil Gjakova (-73 kg) fituan medaljet e arta, kurse Loriana Kuka (-78 kg) të argjendtën.
Afër medaljes ishin edhe xhudistja Laura Fazliu (-63 kg), karateistja, Adelina Rama (-61 kg), si dhe boksierët, Dielli Vranoci (-69 kg) e Violant Sylejmani ((-60 kg), të cilët humbën luftërat kryesore, që ua siguronin medaljen e bronztë, sikurse peshëngritësja, Leonora Brajshori, që doli e katërta dhe e pesta në disiplinat shtytje dhe shkëputje, kategoria -53 kg. Rama, Fazliu, Vranoci e Sylejmani zunë vendet e para.
Nga sportistët tjerë, karateisti, Alvin Karaqi, shigjetari, Hazir Asllani dhe tenisti Granit Bajraliu, kaluan raundin e parë.
Nënkampioni ballkanik, Musa Hajdari, ishte i 13-ti nga 18 sosh në disiplinën 800 metra, kurse shenjëtari, Nexhat Sahiti, i 15-ti nga 21 pjesëmarrës në disiplinën qitje me pistoletë ajri 10 metra. Të tjerët përfunduan kryesisht në pozitat e fundit, sikurse në ekipore, volejbolli në rërë (femrat), pingpongu (meshkujt) dhe tenisi (meshkujt), që nuk shijuan fitoren.
Krahas 40 sportistëve dhe 13 trajnerëve, Kosova në Tarragona 2018 u paraqit edhe me katër gjyqtarët: Ardian Muhadri (karate), Latif Demolli (boks), Abedin Bahtiri (pingpong) dhe Valon Nikqi (volejboll në rërë), të cilët përfaqësuan denjësisht vendin tonë, duke ndarë drejtësinë edhe në ndeshjet gjysmëfinale dhe finale.
I pranishëm në Tarragona 2018, për disa ditë ishte edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, i cili nga afër përkrahi sportistët dhe pa fitimin e medaljeve nga xhudistët.
Në përgjithësi, ekipi Olimpik i Kosovës debutoi suksesshëm në shtetin e Spanjës, vend ky që nuk e njeh Pavarësinë e shtetit tonë. Vendi ynë përfundoi në pozitën 14 për nga numri i medaljeve, nga 26 shtete pjesëmarrëse. Delegacioni i Kosovës arrin nesër (e hënë) pasdite në Prishtinë.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0