Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK-u mori pjesë në takimin e KON-it me Departamentet e Mediave të Komiteteve Olimpike Kombëtare

13.06.2018 22:53:19

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është përfaqësuar në takimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar me Departamentet e Mediave të Komiteteve Olimpike Kombëtare, të mbajtur dje dhe sot në Lozanë të Zvicrës KOK-u u përfaqësua me zyrtarin për media, Kushtrim Krasniqi.
Temë diskutimi ishin Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, që mbahen në tetor të këtij viti në Argjentinë, Lojërat Olimpike Tokyo 2020, Lojërat Dimërore për të rinj, Lozana 2020, rritja e bashkëpunimit të KON-it me Komitetet Olimpike Kombëtare në aspektin medial, me theks të veçantë rrjetet sociale, etj.
Në takim morën pjesë përfaqësues të dhjetëra Komiteteve më të fuqishme në botë, të cilët shkëmbyen ide të ndryshme se si përmes rrjeteve sociale dhe bashkëpunimit më të mirë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar mund të ngritim vlerat olimpike.
Pjesëmarrës nga KON-i ishin 15 përgjegjës të Departamenteve të komunikimit, të cilët përmes prezantimeve të ndryshme shpalosën ide se si mund të rritim nivelin e promovimit të sportistëve dhe Olimpizmit në vendet tona.



 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0