Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Karateistët përgatiten në Bogë për Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018

11.06.2018 13:08:49

Kombëtarja e Kosovës në karate do të zhvillojë përgatitjet në Bogë të Pejës për Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Ekspedita e karatesë do të vendoset në Hotel Magra prej 13-19 qershor, derisa shpenzimet e përgatitjeve i mbulon Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Orges Arifi, Fortesa Orana dhe Adelina Rama, janë pesë garuesit e karatesë që do të synojnë suksese në Tarragona 2018.

Përzgjedhësi i kombëtares së karatesë, Isak Curri, beson në fitimin e medaljeve."Përgatitjet do të na ndihmojnë shumë. Të gjithë karateistët tanë kanë gjasa për medalje. Shumçka varet edhe nga shorti, andaj uroj të kemi fat në short", tha Curri për ueb-faqen zyrtare të KOK-ut, "noc-kosovo.org".

Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 mbahen në Spanjë, prej 22 qershor - 1 korrik 2018.Kosova merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare, derisa përfaqësohet nga 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë. Nga karateja gjyqtar është Ardian Muhadri. 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0