Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Iu dha lamtumira e fundit, legjendës Fadil Vokrri

10.06.2018 20:44:16

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, është përcjellur sot për në banesën e fundit me ceremonitë më të larta shtetërore.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, njëherit nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës u varros në varrezat e lagjes Arbëri të Prishtinës.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë mijëra idhuj të tij, por jo vetëm.Krahas personaliteteve të larta shtetërore, për nderë të tij kishin ardhur edhe miq të shumë nga FIFA, UEFA, nga Shqipëria, Turqia etj.Nuk mungonin edhe ish bashkëlojtarët e tij, me të cilët shkëlqente në vitet e arta të Prishtinës.

Ceremonia u organizua nga Qeveria e Kosovës, e cila paraprakisht kishte organizuar homazhe në Kuvendin e Kosovës, si dhe mbledhje komemorative.

Me fjalime të ndryshme folën kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari, Kadri Veseli, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, si dhe djali i legjendës Vokrri, Gramozi.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, përcolli mesazhin e legjendës së klubit Fenerbahçe, Ali Shen, i cili një natë më parë takoi drejtuesit e KOK-ut në takimin e Komiteteve Olimpike të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që po mbahej në Bodrum të Turqisë.
"Ali Shen erdhi në tavolinen tonë dhe na tha, bëni shumë të fala Fadilit dhe përqafone për mua! E përsëriti, e dua si djalin tim! I premtuam se do e përqafojmë dhe do ia përcjellim të falat. I dashur Fadil, porosinë e Ali Shenit, përkundelër premtimit, nuk arritëm ta përmbushim sepse nuk na prite. Pa kaluar 15 ore ti Fadil ike!", tha ndër të tjera presidenti Hasani.
Vokrri ndërroi jetë në mëngjesin e së shtunës pas një sulmi në zemër.
Lamtumirë legjendë!

 

Foto: Hilmi Veliu

 

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0