Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani takoi komunitetin e sportit edhe në Komunën e Deçanit

17.05.2018 18:44:30

Pas Gjakovës, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka takuar edhe komunitetin e sportit dhe biznesit në Komunën e Deçanit.

Presidenti Hasani ua shpjegoi në detaje rregulloren, e cila përcakton formën, procedurat dhe vërtetimin e sponsorizimit në sport.

Presidenti gjatë bashkëbisedimit, u njoftua me numrin klubeve (shtatë sosh) që zhvillojnë aktivitetin në Komunën e Deçanit, si dhe me projektin që ka komuna për ndërtimin e qendrës skitare në Bjeshkët e Belegut.

Në ditët në vijim, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, pritet të zhvillojnë takime edhe me komuna tjera, derisa deri më tani kanë vizituar Pejën, Mitrovicën, Vushtrrinë, Istogun, Klinën, Gjilanin, Ferizajin, Lipjanin e Vitinë.  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0