Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani takoi kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini

17.05.2018 14:37:55

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka takuar të enjten kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në vazhdën e takimeve me kryetarë komunash, komunitetin e sportit dhe biznesit.
Presidenti Hasani e njoftoi kryetarin Gjini me benefitet që sjell Ligji për Sponsorizim, duke e inkurajuar të nxisë bizneset për investim në sport.
Presidenti i Hasani dhe i pari i Komunës së Gjakovës biseduan edhe për organizimin e Ditës Olimpike 2018, që organizohet më 25 maj dhe Panairin e Sportit 2018, që mbahet në muajin shtator.
Gjakova është njëra prej shtatë komunave të Kosovës që do të organizojnë Ditën Olimpike 2018 në komunën e tyre, me ç'rast kryetari Gjini shprehu edhe një herë gatishmërinë për bashkëpunim dhe organizim sa më të mirë për ta shënuar këtë ditë, por edhe për mbajtjen e Panairit të Sportit 2018.
Pas takimit, presidenti Hasani dhe kryetari Gjini, takuan bizneset dhe klubet, të cilave i pari i KOK-ut, ua shpjegoi në detaje rregulloren që përcakton formën, procedurat dhe vërtetimin e sponsorizimit.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0