Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani priti një delegacion të Unionit Amator të Sportit nga Iowa e SHBA-ve

11.05.2018 14:55:34

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur në zyrën e tij një delegacion të Unionit Amator të Sportit (AAU) nga Iowa e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni kryesohej nga Rusty Buchanan, nënkryetar i parë i AAU-së, Teresa Parmenter, udhëheqëse e AAU-së në Ioëas, Ron Peterson dhe Wes Creason, udhëheqës të Asociacionit të Mundjes në shtetin e Iowa-s.

Bashkë me mysafirët ishin edhe përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Sport, Adnan Ahmeti dhe Flamur Bunjaku, Institut ky që ndërmjetësoi takimin. Presidenti Hasani falënderoi mysafirët për vizitën, derisa i njoftoi për procesin e ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës.

Meqenëse vizita e tyre përkoi edhe me diskriminimin e karateistëve tanë nga qeveria e Serbisë, mysafirët u njohën me vështirësitë që ka pasur prej vitesh sporti i Kosovës nga shteti fqinj.

Buchaman që kryesonte delegacionin shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në avancimin e sportit të Kosovës, me theks të veçantë sportet në të cilat shtetet amerikane kanë traditë dhe që në Kosovë kanë zhvillim më të ngadaltë.
Në lidhje me këtë ata sygjeruan edhe formimin e sporteve të reja, tek të cilat shtetet amerikane kanë traditë të madhe.
Në fund të bashkëbisedimit, të dy palët shkëmbyen dhurata simbolike, derisa mysafirët u ngazëllyen me librin “Debutimi i Artë”, kushtuar kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, si dhe historinë e saj deri tek arritja e medaljes së artë.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0