Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ministri Gashi cakton vlerat financiare të pikëve për sportet kolektive dhe individuale, për trajnerë dhe sportistë

13.03.2018 10:31:25

Në vazhdën e konkretizimit të legjislacionit për sportin dhe financimin e federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot dy vendime. 

Me njërin vendim caktohet vlera financiare e poentimit të pikëve për Sportet Kolektive dhe Individuale. Poentimi për Sportet Kolektive dhe Individuale bëhet në katër grupe, A, B, C dhe D.

Grupi A ndahet në: Federatat të cilat merren me Sporte Kolektive dhe kanë vlerën e pikës në shumë prej 3250 euro, dhe Federatat të cilat merren me Sporte Individuale dhe kanë vlerën e pikës në shumën prej 1650 euro.

Për grupin B vlera e pikës është 1500 euro, për grupin C vlera e pikës është 1100 euro dhe për grupin D vlera e pikës është 800 euro.

Ndërkaq, me vendimin tjetër caktohet vlera financiare e poentimit të pikëve për Sportistët dhe Trajnerët. Për sportistët vlera e pikës është në shumën e 120 euro në vit, ose 10 euro në muajt po aq sa është edhe për trajnerët.

Për të dyja vendimet Departamenti i Sportit do të jetë i obliguar t’i zbatojë në raport me caktimin e përkrahjes financiare të federatave sportive në Kosovë.

Ministri Gashi u shpreh se vendimet që ka nënshkruar për caktimin e vlerave financiare mund të konsiderohen si një lloj formule se si do të përkrahen federatat e sportit në vendin tonë. “Me vendimet e nënshkruara është vënë baza se si dhe sa do të financohen nga shteti federatat e sportit në Republikën e Kosovës. Konsideroj se kategorizimi dhe përcaktimi i vlerës financiare për poentimin e një pike, do të jenë motivim që federatat të punojnë edhe më shumë në zhvillimin e garave, të fokusohen në rritjen e cilësisë dhe në masivizim”, ka thënë ndër të tjera ministri.
“Mandati dhe përgjegjësia që kemi marrë përsipër për ta udhëhequr Ministrinë e Sportit, me konkretizimin e çështjes së sponsorizimit dhe kategorizimit të sportit dhe sportistëve e trajnerëve, besoj që është një fillim i mbarë, sepse është vlerësuar se do të krijohet efikasitet më i madh në menaxhimin e sportit në vendin tonë”, tha ministri Gashi, duke potencuar se vendimet e nënshkruara janë edhe një lloj mirënjohjeje për ata që punojnë e angazhohen në arritjen e rezultateve në sport dhe duke përfaqësuar dhe promovuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0