Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kategorizimi i sporteve: Gjashtë federata ndodhen në kategorinë A, Majlinda Kelmendi iu prinë sportistëve

07.03.2018 19:39:43

Pas një pune më shumë se një muajshe të Komisionit për vlerësimin e kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës kanë publikuar të mërkurën kategoritë në të cilat janë përfshirë federatat, sportistët dhe trajnerët.

Kategorizimi i sporteve është ndarë në katër kategori, A, B, C dhe D. Në kategorinë A janë vendosur Federata e Xhudos e Kosovës dhe ajo e Karatesë nga sportet individuale dhe katër federatat ekipore (futbolli, hendbolli, basketbolli dhe volejbolli).

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se komisioni ka bërë punë të madhe në kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve dhe se pas një kohe të gjatë po përfundon një çështje që ka zgjatur me vite. “Pas një periudhe të gjatë dhe pas një pune jashtëzakonisht të madhe që kanë bërë komisionet e ndryshme, disa prej të cilëve  i takojnë edhe pjesëtareve të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës të përbërjes së kaluar, por që ka përfunduar para disa ditëve dhe sot do ta bëjmë prezantimin e këtyre kategorive dhe kjo rrjedh edhe si rezultat i kërkesës së Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, që këtë kategorizimin t’ia besoj pikërisht përfaqësuesve të KOK-ut si organizatë qendrore, kulmore dhe joqeveritare”, ka thënë presidenti Hasani, në konferencën për media. Hasani theksoi se me kategorizimin e sporteve, Kosova po afrohet me vendet që e kanë të zhvilluar sportin.     

Kryetari i Komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, Shasivar Haxhijaj, duke lavdëruar punën e komisionit, tha se kategorizimi është në fazën përfundimtare të saj.  “Sipas rregullores kategorizimi i sporteve bëhet në katër kategori. Në kategorinë A, sipas dokumentacioneve dhe kritereve që kanë ardhur në Komitetin Olimpik të Kosovës, komisioni e ka përcaktuar Federatën e Xhudos së Kosovës, e cila ka marrë 83.1 pikë, Federata e Futbollit të Kosovës 77.37, Federata e Karatesë së Kosovës e treta 70.79, Federata e Hendbollit të Kosovës 67.80, Federata e Basketbollit të Kosovës 66.90, Federata e Volejbollit të Kosovës 65.49, këto janë gjashtë federata që janë në kategorinë e parë”, tha Haxhijaj.

Shtatë federata tjera e përbëjnë kategorinë e dytë si: Atletika, boksi, noti, pingpongu, skitaria, tenisi dhe peshëngritja. Federatat tjera ndodhen në kategorinë C, kurse e vetmja në kategorinë D, është Federata e Minigolfit. Haxhijaj më pas bëri të ditur edhe vlerësimin për sportistët, ku kampione në këtë kategori është Majlinda Kelmendi, me 100 pikë, për shkak të medaljes së artë olimpike. Nga xhudoja, renditjen e pasojnë edhe Distria Krasniqi (40 pikë), Nora Gjakova (40), Akil Gjakova (37.5), Loriana Kuka (20), Laura Fazlija (10), Shpat Zeka (10).

Nga karateja është Herolind Nishevci me 60 pikë, kurse nga bodybuildingu vijnë Jetmir Goqi (35 pikë) dhe Gentiana Beqa (30 pikë). Trajneri i xhudistëve, Driton Kuka, kampion olimpik, ka fituar 131.5 pikë, bazuar në sukseset e xhudistëve të lartëpërmendur. Në kategorizimin për trajnerë ndodhen edhe Shqipe Zogiani (30 pikë), trajnere e Herolind Nishevcit dhe Burim Vraniqaj (17.5 pikë) e Asdren Ahmeti (15 pikë), trajnerë të bodybuildingut.

Federatat tjera nuk janë vlerësuar për shkak të mos zhvillimit të aktiviteteve të tyre në vitin e kaluar, kurse disa për shkak të mos marrjes së licencës nga MKRS. Ndërsa, grupi tjetër nuk janë vlerësuar për shkak të natyrës së aktiviteteve dhe garave, të cilat nuk përputhen me kriteret e përcaktuara me Rregulloren për Kategorizimin e Sporteve.

Në konferencë ishte i pranishëm edhe Gazmend Maxhuni, anëtarë i Komisionit, derisa pjesë e Komisionit ishin edhe Agron Kuka, Shqipe Zogiani dhe Kushtrim Krasniqi. Kategorizimi është bërë në bazë të Rregullores për kategorizimin e Sporteve, sportistëve dhe trajnerëve.

 

KATEGORIZIMI I SPORTEVE

GRUPI “A” (6 FEDERATA ME MBI 65 PIKË)
1. XHUDO……………………..83.10 PIKË
2. FUTBOLLI………………….77.37 PIKË
3. KARATE…………………….70.79 PIKË
4. HENDBOLLI……………….67.50 PIKË
5. BASKETBOLLI…………….66.90 PIKË
6. VOLEJBOLLI……………….65.49 PIKË

GRUPI “B” (7 FEDERATA, 45.00-64.99 PIKË)
7. ATLETIKA………………....56.74 PIKË
8. BOKSI……………………….51.55 PIKË
9. NOTI…………………………50.03 PIKË
10. PINGPONGU…………….47.99 PIKË
11. SKIJIMI…………………….47.69 PIKË
12. TENISI……………………..46.01 PIKË
13. PESHËNGRITJA…………45.10 PIKË

GRUPI “C” (20.00-44.99)
14. SHIGJETARIA…………..44.55 PIKË
15. ÇIKLIZMI………………….44.40 PIKË
16. SHENJËTARIA………….43.66 PIKË
17. GJIMNASTIKA………….43.50 PIKË
18. MUNDJA…………………41.90 PIKË
19. SHAHU……………………35.60 PIKË
20. BOULINGU………………34.80 PIKË
21. BODYBUILDINGU…….34.55 PIKË
22. AUTOSPORTET………..33.50 PIKË
23. KICKBOKSI…………………32.20 PIKË
24. AERONAUTIKA…………28.20 PIKË

GRUPI “D” (NËN 20 PIKË)
25.  MINIGOLFI………………16.00 PIKË



KATEGORIZIMI I SPORTISTËVE:
1.    MAJLINA KELMENDI, XHUDO, SPORTISTE E MERITUAR……………………100 PIKË
2.    HEROLIND NISHEVCI, KARATE, SPORTIST I KLASIT BOTËROR………60 PIKË
3.    DISTRIA KRASNIQI, XHUDO, SPORTISTE NDËRKOMBETARE……………45 PIKË
4.    NORA GJAKOVA, XHUDO, SPORTISTE NDËRKOMBETARE……………………40 PIKË
5.    AKIL GJAKOVA, XHUDO, SPORTIST NDËRKOMBËTAR…………………………37.5 PIKË
6.    JETMIR GOQI, BODYBUILDING, SPORTIST BOTËROR………………………35 PIKË
7.    GENTIANA BEQA, BODYBUILDING, SPORTISTE BOTËRORE……………...30 PIKË
8.    LORIANA KUKA, XHUDO, SPORTISTE NDËRKOMBËTARE……………..……20 PIKË
9.    LAURA FAZLIA, XHUDO, SPORTISTE NDËRKOMBËTARE………………..……10 PIKË
10.    SHPAT ZEKA, XHUDO, SPORTIST NDËRKOMBËTAR……………………………10 PIKË

KATEGORIZIMI I TRAJNERËVE:
1.    DRITON KUKA, TRAJNER I 7 XHUDISTEVE TË KATEGORIZUARA………131.5 PIKË
2.    SHQIPE ZOGIANI, TRAJNER I HEROLIND NISHEVCIT, KARATE……………………30
3.    BURIM VRANIQAJ, TRAJNER I JETMIR GOQIT, BODYBUILDING…………………17.5
4.    ASDREN AHMETI, TRAJNER I GENTIANA BEQES, BODYBUILDING………………15

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0