Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Debutim i suksesshëm i Albin Tahirit në LOD PyeongChang 2018

13.02.2018 10:19:40

Albin Tahiri ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.
Skitari ynë ka zënë vendin e 37-të nga 65 garues në disiplinën kombinim alpin.
Kjo pozitë vlerësohet e suksesshme, bazuar në kushtet që mbretëruan, sidomos në garën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan, duke mos arritur cakun.
Gara e parë ishte ajo e lëshimit. Qëllimi i tij ishte të mos diskualifikohej në debutim. 28-vjeçari pati kohën 2:23.40 sekonda pas dy garave.
Albin Tahiri është i kënaqur me pozitën që ka zënë.
“Unë jam vërtetë i lumtur me garën e lëshimit, përkundër disa gabimeve që bëra. Sllallomi ishte shumë i vështirë, shumë me akull, por ia dola të arrijë në cak dhe zënia e vendit 37 ishte rezultat që e kam pritur”, ka thënë Tahiri pas garës, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në garën e lëshimit, Albini doli i 56-ti me kohë 1:23.84 sekonda.
Trajneri i tij, Agim Pupovci, ishte i kënaqur me lëshimin, por jo edhe aq shumë me sllallom.
“Sot ishte gara e parë e Albinit në kombinim alpin, ka qenë një garë shumë e fortë. Terreni ishte i ngrirë prej katër ditësh, ku është punuar edhe me ingjeksion (mbushje me ujë). Në lëshim ka qenë shumë i mirë, rreth 4.60 sekonda larg vendit të parë, ku u plasua si i 55-ti, kurse në sllallom po ashtu ishte terreni shumë i vështirë, por pasi bëri dy gabime të forta, humbi shumë kohë dhe u plasua në vendin e 37-të prej 65 garuesve. Me lëshim jam i kënaqur, por me sllallom po të mos ishin këto dy gabimet e mëdha, do të ishte plasmani më i mirë”, tha Pupovci.
Pikërisht në lëshim do ta ketë garën e ardhshme, e cila mbahet të enjten (15 shkurt).
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon paraqitjen e Albin Tahirit, duke e uruar për paraqitjet në garat e ardhshme.


Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0