Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Nesër bëhet hapja zyrtare e Festivalit Olimpik PyeongChang 2018 dhe Panairit të Sportit Prishtina 2018

11.02.2018 17:16:00

Komiteti Olimpik i Kosovës nesër (e hënë) do të bëjë hapjen zyrtare të Festivalit Olimpik PyeongChang 2018, që prej tri ditësh ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Krahas Festivalit, do të bëhet edhe hapja e Panairit të Sportit Prishtina 2018, i cili po ashtu do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”. Të dyja këto aktivitete hapen solemnisht në ora 11:00, derisa të njëjtat do të organizohen edhe me rastin e shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Pjesëmarrës në hapjen e të dy aktiviteteve, të cilat do ta “pushtojnë” sheshin kryesor të Prishtinës, do të jetë edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, kurse pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe personalitete tjera të larta.
Në Panair, pritet të marrin pjesë dhjetëra klube të kryeqytetit, të cilët gjatë tërë ditës do të shfaqin ofertat e tyre para nxënësve të shkollave fillore.
Ndërkohë, në Festivalin Olimpik, në tri ditët e para mbi 1 mijë fëmijë kanë performuar në sportet e patinazhit dhe kërlingut.
KOK-u është bërë Komiteti i nëntë Olimpik në botë që organizon një festival të tillë madhështor, pas shteteve të fuqishme si: Italia, Franca, Belgjika, Holanda, Sllovenia, Republika e Çekisë, etj. Festivali po mbahet krahas Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang2018, të cilat po përcillen në ekranin gjigant të vendosur skaj aktiviteteve.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0