Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, takoi kryetarët e grupeve parlamentare të LDK-së dhe 6+

06.12.2017 18:10:26

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, ka vazhduar takimet me kryetarët e grupeve parlamentare.
Z. Hasani ka takuar kryetarin e grupit parlamentar të LDK-së, z. Abdullah Hoti, si dhe atë të grupit 6+, z. Fikrim Danka, i cili shoqërohej nga z. Levent Bush, këshilltar i kryeparlamentarit, z. Kadri Veseli. Në takimin me z. Hoti, z. Hasani shoqërohej nga anëtarja e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, znj. Vjollca Krasniqi.
Në takimet e mbajtura në zyret e Kuvendit të Kosovës, presidenti Hasani shprehu shqetësimin për gjendjen momentale të klubeve sportive në Kosovë, ku shumë sosh janë në rrezik të shuarjes, konstatim ky i dalë nga mbledhja e 12-të e BE të KOK-ut.
Z. Hasani kërkoi nga bashkëbiseduesit që këtë shqetësim ta bartin edhe në mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar ngritje të buxhetit për sportin nëpër komunat.
Nga ana tjetër, shefat e grupeve parlamentare u pajtuan se duhet të rritet buxheti nga kryetarët e komunave për klubet, si dhe premtuan se do t’i mbështesin shqetësimet e drejta të KOK-ut, duke ngritur zërin në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Ditë më parë, presidenti z. Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, z. Shasivar Haxhijaj, takuan edhe kryetarët e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s.
Presidenti Hasani, bashkë edhe me drejtuesit tjerë të KOK-ut, në ditët në vijim do të takohen edhe me kryetarët e komunave.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0