Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Eksperti kanadez Sylvain Leclerc, solli përvojën e tij në fushën e marketingut dhe komunikimit

12.11.2017 18:31:38

Eksperti ndërkombëtar i marketingut, z. Sylvain Leclerc, nga Kanada, qëndroi për një javë në Komitetin Olimpik të Kosovës.
Z. Leclerc solli përvojën e tij ndërkombëtare në fushën e marketingut, derisa gjatë këtyre ditëve punoi me Departamentin e Financave, të udhëhequr nga z. Endrit Syla dhe Komisionin e Marketingut, të udhëhequr nga presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani.
Të premten dhe të shtunën, z. Leclerc ligjëroi edhe në kursin bazik për administratorët e sportit, që u mbajt për tri ditë për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Ai ligjëroi për marketingun dhe mediat. Kjo ishte hera e dytë që z. Sylvain Leclerc vizitoi Komitetin Olimpik të Kosovës gjatë këtij viti.
Në fund të vizitës së tij, z. Leclerc u nderua nga presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani, i cili ndau dhurata simbolike në shenjë mirënjohje për kontributin e tij dhënë për KOK-un. Nuk mungoi edhe libri “Debutimi i Artë”, kushtuar medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendit.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0