Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Eksperti ligjor, Brent John Nowitzki, mbylli vizitën në Kosovë

11.11.2017 18:14:00

Eksperti ligjor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Brent John Nowitzki, ka mbyllur të shtunën vizitën e tij dy ditëshe në Komitetin Olimpik të Kosovës. Z. Nowitzki është kryetar i Këshillit Menaxhues të Divizionit të Anti-Dopingut në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport në Lozanë të Zvicrës.
Ai të premten ligjëroi në seminarin për Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Mbi 40 pjesëmarrës të federatave të ndryshme, patën rastin të marrin njohuri të reja për Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe se si duhet të trajtohen procedurat me rastin e mosmarrëveshjeve.
Të shtunën (sot), z. Brent Nowitzki ligjëroi edhe në  kursin bazik për administratorët e sportit për Federatën e Futbollit të Kosovës, ku po marrin pjesë zyrtarë të shumtë të klubeve.
Z. Nowitzki, për të cilin ishte hera e parë që vjen në Kosovë, u shpreh i entuziazmuar me seminarin e organizuar, si dhe me kurset e organizuara nga KOK-u, për çka u njoftua në detaje nga presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani.
Ky është kursi i 13-të bazik për këtë vit, derisa maratona e kurseve të tilla mbyllet në dhjetor me Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Z. Nowitzki në fund u befasua me një dhuratë simbolike të ndarë nga presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij që dha gjatë këtyre dy ditëve. Nuk mungoi edhe libri “Debutimi i Artë”, kushtuar medaljes së artë të Majlinda Kelmendit.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0