Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Thomas Bach shqetësohet për shëndetin e Majlinda Kelmendit, thotë se e ka përkrahjen e KON-it

12.10.2017 14:05:53

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, z.Thomas Bach, ka shfaqur interesim të madh për shëndetin e kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi.

I pari i sportit në botë, e ka shprehur brengën e tij gjatë takimit me anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, znj.Shqipe Bajçinca – Brestovci dhe z.Agron Kuka, si dhe zyrtaren e KOK-ut, znj.Rejhan Halili.

Takimi ka ndodhur në Vilnius të Lituanisë, ku po mbahet “Forumi i Evropës për Avancimin e Grave në Rolet Udhëheqëse” dhe në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e KOK-ut.
z.Kuka, që njëherit është edhe kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, ka rrëfyer bisedën me z.Bach.
“Jam takuar edhe dy herë më parë me z.Bach dhe duke qenë edhe kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, u ndalë më shumë tek ne. Ai më pyeti për Majlinda Kelmendin, për të cilën nuk kishte qenë në dijeni për lëndimin dhe u befasua kur i tregova. Bach u shqetësua dhe u interesua duke më pyetur se ku është duke kryer rehabilitimin dhe nëse është në duar të sigurta”, tregon Kuka për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.
Pikërisht presidenti i KON-it ishte ai që ia kishte dorëzuar medaljen e artë Majlindës në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. “Më porositi t’i bëjë të fala Majlindës dhe më tha se e ka përkrahjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”, shton më tej kryetari i FXHK-së.
Kelmendi u lëndua në botërorin e Budapestit, për çka u operua muajin e kaluar në Slloveni. Për rehabilitimin e saj në Slloveni, KOK-u e ka mbështetur me 4 mijë Euro.
Bach kishte bërë hapjen e këtij Forumi që u mbajt për dy ditë me radhë (10/11 tetor 2017), derisa paraprakisht kishte parakaluar nga të gjithë banerët e Komiteteve Olimpike. Ai ishte ndalur më gjatë tek baneri i Komitetit Olimpik të Kosovës, duke bërë edhe foto, për të treguar miqësinë e madhe që ka krijuar ndër vite me drejtuesit e KOK-ut. Kujtojmë që ai para dy vite vizitoi edhe Kosovën.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0