Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Zyrtarët e KOK-ut takohen me Thomas Bachun në “Forumin e Evropës për Avancimin e Grave”

10.10.2017 10:42:49

Anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, znj.Shqipe Bajçinca – Brestovci dhe z. Agron Kuka, si dhe zyrtarja e KOK-ut, znj. Rejhan Halili, po marrin pjesë në “Forumin e Evropës për Avancimin e Grave në Rolet Udhëheqëse” (Advancing Women in Leadership Roles Forum for Europe), që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Ata sot patën rastin të takohen edhe me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, z.Thomas Bach, i cili njihet si mik i madh i Kosovës.
Gjatë bashkëbisedimit ai u interesua edhe për shëndetin e kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, pas operimit të kryer në Lubjanë të Sllovenisë, kurse nuk munguan fotot pranë banerit prezantues të KOK-ut.
Përfaqësuesit e KOK-ut ndodhen në mesin e të gjitha Komiteteve tjera olimpike të Evropës.
Kujtojmë që KOK-u i jep rëndësi të madhe rolit të femrave në vendimmarrëje, ku pjesë e Asamblesë së KOK-ut janë rreth 25 për qind femra, në Bordin Ekzekutiv 30 për qind, kurse në dhënien e bursave olimpike për “Tokyo 2020”, nga 19 sportistë, nëntë janë femra.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0