Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sot mbahet Mbledhja e 10-të e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës

12.09.2017 16:14:26

Me ftesë të presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, sot do të mbahet Mbledhja e 10-të e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Ndër 22 pikat e Rendit të Ditës veçohen përgatitjet për Panairin e Sportit, që do të mbahet më 14 shtator 2017, përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore “PyongChang 2018” dhe Lojërat Mesdhetare "Tarragona 2018", ndarjen e mjeteve financiare nga KOK në mbështetje për federatat olimpike, pas projektit të fituar në Komitetit Olimpik Evropian, etj.

 Po ashtu, pritet të diskutohen edhe ftesat e shumëta të ardhura në adresë të KOK-ut nga Komitetet e ndryshme Evropiane, Pjesëmarrja e dy sportistëve në Asamblenë Gjenerale të sportistëve në Monaco, kursi për Administratorët e Sportit, Propozimet e Komisionit Mjekësor për Sigurimet shëndetësore të sportistëve, si dhe pika tjera.  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0