Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ministri i ri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, priti drejtuesit e KOK-ut

12.09.2017 15:09:53

Ministri i ri për Kulturë, Rini e Sport, z.Kujtim Gashi, ka pritur të martën në takim njoftues drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidentin z.Besim Hasani, nënpresidentin e parë, z.Memli Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm, z.Shasivar Haxhijaj. Të dy palët biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit mes MKRS-së dhe KOK-ut.Ministri i ri falënderoi presidentin e KOK-ut për punën e palodhshme, derisa shprehu gatishmërinë për të kryer të gjitha procedurat e mbetura, siç parashihen në memorandumin e nënshkruar me KOK-un, në fillim të këij viti.
Ministri u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me KOK-un dhe për të dëgjuar kërkesat e tyre, derisa mori shembull punën e kryer nga z.Memli Krasniqi, në kohën kur ishte ministër për Kulturë, Rini e Sport.
Presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani përgëzoi dhe i uroi suksese ministrit z.Kujtim Gashi, duke e njoftuar në pika të shkurtëra me historikun e KOK-ut, procesin e pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, punën aktuale të bazuar në strategjinë e KOK-ut për cilklin olimpik 2017-2020, si dhe sfidat që e presin.
I pari i KOK-ut kërkoi nga ministri respektimin e memorandumit të nënshkruar për KOK-un, por edhe për federatat, memorandume këto të nënshkruara gjatë mandatit të ministrit z.Kujtim Shala.
Ai kërkoi gjithashtu që të bëhen disa ndryshime në Rregulloret për Kategorizimin e Sporteve, për eliminimin e disa defekteve. Po ashtu, u bisedua për nevojën dhe domosdoshmërinë e zbatimit të Rregullores për Kategoriizmin e Sportistëve dhe Trajnerëve.
Z.Hasani, në emër të KOK-ut, shprehu po ashtu gatishmërinë për të dhënë kontribut edhe në hartimin e rregulloreve të ndryshme, derisa veçoi nevojshmërinë për ndërhyrje edhe në Ligjin për Sportin.
Në emër të Lëvizjes Olimpike, presidenti i KOK-ut, shprehu gatishmërinë për të punuar në interes të objektivave strategjike, të cilat kanë në fokus sportistët, trajnerët dhe administratorët sportivë.
Në mënyrë që bashkëpunimi të nis që tani, ministri kërkoi që javën e ardhshme të mbahet një tjetër takim, derisa u pajtua edhe për propozimin e z.Hasani, që takimet MKRS – KOK, të mbahen së paku një herë në muaj dhe atë në fillim të çdo muaji.
Në fund, z.Hasani ndau disa dhurata simbolike për ministrin.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0