Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 10.06.2018 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Të premten fillon trajnimi për trajnerët e Federatës së Boksit të Kosovës

10.08.2017 14:20:23

Komiteti Olimpik i Kosovës do të fillojë që nga e premtja (11 gusht) trajnimin për trajnerë të federatave të ndryshme.
Të parët që do të ndjekin trajnimin janë Federata e Boksit e Kosovës. Ligjërues i tyre do të jetë eksperti ndërkombëtar nga Bullgaria, Mihail Takov.
Trajnimi mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, derisa zgjatë deri më 17 gusht.
Të njëjtin nivel të trajnimit bazik, Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) e kishte mbajtur edhe vitin e kaluar, bashkë me pesë federata tjera. FBOXK ka kërkuar vijimin e trajnimit të njëjtë, por me trajnerë të ndryshëm.
Deri në fund të vitit, KOK-u do të organizojë edhe trajnimet për Federatat e Çiklizmit, Notit, Atletikës, Shigjetarisë, Karatesë, Volejbollit, Taekwondos, Xhudos, Pingpongut dhe Basketbollit.
Për të gjitha këto, KOK-u ka marrë përgjigjen pozitive nga Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të cilët mbështesin mbajtjen e trajnimeve.
SO i KON-it zakonisht mundëson mbajtjen e dy trajnimeve brenda një viti, por këtë herë KOK-ut i është mundësuar të mbajë 11 sosh. KOK me planin strategjik, krahas ngritjes së kapaciteteve të administatorëve të sportit, në fokus i ka edhe trajnerët dhe sportistët, të cilët janë prioritete strategjike.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0