Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Besim Hasani udhëton në Bruksel, pritet të takohet me presidentin e KON-it, Thomas Bach

19.06.2017 15:59:31

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, ka udhëtuar të hënën për në Bruksel të Belgjikës, ku do të mbahet Mbrëmja e Pestë Evropiane për Sport (EEOS2017), e organizuar nga Komiteti Olimpik Evropian në bashkëpunim me zyrën e Bashkimit Evropian.Hasani pritet të takohet edhe me drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe atij Evropian.
Ai do të ketë takim me z.Thomas Bach, president i KON-it, pastaj presidentin e Komtitet Olimpik Evropian, Janez Kocijançiç, dhe mysafirë të tjerë.
Ndër temat e ndryshme, i pari i KOK-ut, do të shqyrtojë obstruksionin e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe të cilat po e pengojnë hyrjen e sportistëve tanë në ngjarjet e organizuara.
Së fundi, Ukraina nuk u dha viza hyrëse boksierëve tanë, sikurse Moldavia tenistëve.
Hasani edhe më parë ka pasur takime të shumta me të parin e sportit, z.Thomas Bach.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0