Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U mbajt Kursi Bazik për Administratorët e Sportit të Federatës së Gjimnastikës së Kosovës

15.05.2017 10:22:33

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe mbështetur nga Solidariteti Olimpik, ka përfunduar Kursi Bazik për Administratorë të Sportit, i mbajtur për tri ditë radhazi për Federatën e Gjimnastikës së Kosovës. Kursi u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë, dhe morën pjesë zyrtarë të kësaj federate, zyrtarë klubesh, trajnerë e anëtarë, të cilët fituan përvoja të reja në karrierën e tyre.Edhe këtë herë, ligjërues ishin: z.Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, njëherësh Drejtor Kombëtar për Kurse, z.Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, znj.Elda Gjoka, Drejtoreshë e Kursit Kombëtar, IOC-OS.Hapjen e kursit e përcolli edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, z.Shasivar Haxhijaj, i cili me këtë rast foli për përkushtimin e KOK-ut për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore! Ai paralajmëroi vazhdimin në organizimin e kurseve të njëjta me Federata tjera gjatë tërë vitit dhe me fillimin e kurseve edhe për trajnimin e trajnerëve për nivelin bazik dhe nivelin e avancuar. Këto kurse për nevojat e Federatave kombëtare, KOK do t’i organizojë në bashkëpunim me SO të KON-it dhe me Federata Ndërkombëtare! Në fund, për të gjithë ndjekësit e ligjëratave u lëshuan 28 licenca të nënshkruara nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, z.Thomas Bach.Ky ishte kursi i gjashtë i organizuar nga KOK dhe mbështetur nga SO, derisa deri në fund të vitit, do të mbahen edhe tetë kurse me federata tjera.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0