Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Specialistët më eminentë të vendit, ligjëruan në Konferencën e parë Mjekësore: “Lëndimet sportive – perspektiva ortopedike dhe traumatologjike”

09.05.2017 18:46:32

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komisioni Mjekësor pranë KOK-ut të martën është mbajtur Konferenca e Parë Mjekësore me temën “Lëndimet sportive – perspektiva ortopedike dhe traumatologjike”. Konferenca kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për sëmundjet dhe lëndimet që mund të vijnë gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive, në mënyrë që të evidentohet sa më shumë ky rrezik. Në konferencë ligjëruan specialistët/doktorët më të mirë në Kosovë, si: Cenë Bytyqi, Bujar Shabani, Sabit Sllamniku, Dafina Shabani, Nderim Salihaj, Amir Veseli, Dukagjin Spanca, Bujar Turjaka, Gëzim Murseli, Lavdim Berisha, Agron Mahmuti, Qerim Kida, etj. Konferencën e hapi kryetari i Komisionit Mjekësor, Avni Nuha, që i uroi mirëseardhje të pranishmëve të shumtë. Konferenca u mbajtë në Hotel Sirius në Prishtinë. “Kjo konferencë po mbahet me qëllim të përkujdesjes dhe edukimit shëndetësor ndaj sportistëve në lidhje me lëndimet e tyre”, tha ndër të tjera, Nuha. Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se pas 22 vitesh izolim, kjo konferencë është e mirëseardhur, dhe të cilën synojnë ta bëjnë edhe në nivel rajonal e ndërkombëtar. Sipas tij, qëllimi i këtyre ligjëtarave është mbrojtja e sportistëve nga lëndimet. “Objektivi ynë që është kjo konferencë të jetë e përjetshme dhe përtej saj kjo konferencë të merr karakter rajonal dhe ndërkombëtar. Siç e dini, KOK-u është pranuar dy vjet më parë, dhe kjo njohje i hapi rrugën shumë federatave dhe tani çdo federatë është e njohur ndërkombëtarisht, kjo ju mundësoi të marrin pjesë sportistët në arenën ndërkombëtare dhe Lojërat Olimpike. Kjo mundësi që po ju krijohet sportistëve na qetë para një sfide të re, të jemi sa më të përafërt me të tjerët përkundër 20 vjet izolim”, tha në fillim Hasani. Sipas tij, KOK-u ka caktuar planin strategjik në bazë të së cilës punon, dhe në kuadër të saj është edhe aplikimi i shkencës në sport për çka kjo konferencë nuk është e rastësishme, por pjesë e një strategjie me të cilën punon KOK-u. “Në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës funksionon edhe Komisioni Mjekësor në krye me Avni Nuhën dhe Arben Haziri, të cilët i falënderoj për temën. Unë jam shumë i bindur që sot kjo konferencë ka tubuar specialistët më eminent vendor, të cilët do të japin kontributin e tyre në zhvillimin e temës së planifikuar për ditën e sotme. Përkundër se sporti njihet si shërbim për përmirësimin e shëndetit, kjo mbetet njëra anë e medaljes, sepse në anën tjetër ekziston rreziku nga sëmundjet dhe lëndimet e sportistëve, andaj shpresoj që me shtjellimet e specialistëve eminentë, këta do t’i trajtojnë këto tema nga këndëvështrimet e ndryshme. Shpresoj se falë këtyre njohurive, zbulimeve të specialistëve, do të mund të krijojmë një ambient të përshtatshëm qoftë në gara vendore dhe jashtë, në mënyrë që sportistët të jenë të përkushtuar të japin maksimumin e tyre”, vazhdoi numri një i Komiteti Olimpik të Kosovës. Ai mori shembuj të ndryshëm të lënies së karrierës pikërisht për shkak të lëndimeve apo sëmundjeve. “Duke qenë vetë sportistë, dhe dy dekada si drejtues i sportit, kam shembuj të shumtë që pikërisht lëndimet ose sëmundjet e kanë ndërprerë karrierën e shkëlqyer të ndonjë sportisti ose sportiste, dhe këtë nuk do ta lejomjëë, prandaj kjo konferencë duhet të minimizojë këtë verdikt që mund të na vijë nga lëndimet apo sëmundjet në sport”, u shpreh Hasani, duke falënderuar specialistët dhe të pranishmit tjerë për pjesëmarrjen në konferencë.

 

Ligjëruan specialistët më eminentë të vendit

 

Më pas ishte radha e ligjëruesëve. Ortopedi, Cenë Bytyqi ligjëroi me temën: “Lëndimet sportive te fëmijët”, e që sipas tij, lëndimet ndodhin më së shumti në fëmijërinë e hershme, pasi fëmijët kanë një përfshirje të madhe në aktivitetet sportive. Kolegu i tij në pjesën e ortopedisë, Dr.Bujar Shabani, ligjëroi: “Anatominë kirurgjike të gjurit”, përmes së cilës shfaqi problemet e shumta që mund të ndodhin, veçanërisht me meniskun. Dr. Sabit Sllamniku, shpjegoi temën: “Etiologjia dhe vlerësimi i dhimbjes së gjurit”, që sipas tij, kjo dhimbje më së shumti është e pranishme tek vajzat dhe ata që ushtrojnë shumë. I njëjti ligjëroi edhe për “Lëndimet e krahut: diagnostifikimi dhe menaxhimi”. Doktoresha Dafina Shabani ligjëroi: “Evaluimin e lëndimeve sportive të gjurit”, kurse Dr. Nderim Salihaj, ligjëroi me temën: “Lëndimet sportive të nyjës talokrurale”. Dr. Amir Veseli sqaroi temën: “Lëndimet sportive të ACL te adoleshentët dhe fëmijët”, kurse homologu i tij, Dr.Dukagjin Spanca, foli për “Lëndimet e kokës gjatë aktiviteteve sportive”. “Instabiliteti patelofemoral dhe teknikat e trajtimit kirurgjik”, u shpjeguan nga Dr. Agron Mahmuti, derisa Profesori Bujar Turjaka, tregoi mënyrën se si mund t’i shpëtohet më lehtë lëndimeve, duke ligjëruar për “Përgatitja kondicionale në funksion të parandalimit të lëndimeve te fëmijët”. Për gjurin si problematikun më të madh të lëndimeve, foli edhe Dr. Qerim Kida, me temën: “Lezionet e fshehta që kompromitojnë stabilitetin e gjurit pas rekonstrukcionit të ACL”. Dr. Lavdim Berisha sqaroi “Teknikën Brostroom tek instabiliteti talokrural”, derisa Dr. Gëzim Murseli foli për “Protokolet administrative, mjekësore dhe klinike në Ortopedi dhe Traumatologji”. Edhe të pranishmit e shumtë e konsideruan të nevojshme mbajtjen e një Konference të tillë.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0