European Youth Olympic Festival

Hapja 23.07.2017 10:00

Pyeong Chang 2018

Hapja 09.02.2017 10:00

Buenos Aires 2018 - Youth Olympic Games

Hapja 10.06.2018 10:00

Tokyo 2020

Hapja 24.7.2020 10:00

Beijing 2022

Hapja 24.02.2022 10:00

Presidenti Hasani dhe Sekretari Haxhijaj në Konventën më të madhe sportive SportAccord 2017

06.04.2017 20:13:52

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj po marrin pjesë në Konventën e SportAccord-it, që po mbahet në Arhus të Danimarkës i cili është shpallur qyteti i kulturës Evropiane për 2017.  Konventa Sportaccord është ngjarja më e madhe sportive në botë e cila paraqet takimin vjetor të udhëheqësve dhe vendimëmarrësve të globit.
Në këtë ngjarje, përveç krerëve të komiteteve olimpike kombëtare, Kryetarit të SportAccord, Francesco Ricci Bitti po merr pjesë edhe presidentit i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.Nder takimet e para delegacioni i Kosovës pati me Sir Craige Reedie, President i WADA.
Presidenti Hasani dhe Sekretari Haxhijaj me këtë rast kanë takuar edhe një numër të madh të kryetarëve të federatave ndërkombëtare sportive si Ching Kuo Wu, President i AIBA-s, Hasan Mustafa, President i IHF, Marius Vizer, President i IJF, Ugur Erdener, President i WA, Brian Cookson, President i UCI, me anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kryetarë të komiteteve olimpike nga vende të ndryshme, përfaqësues të bizneseve të ndryshme investuese në sport si dhe agjencive mediatike sportive botërore, si insidethegame, sport channel, etj.
Gjithashtu, ata kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga Peace and Sport me rastin e ditës ndërkombëtare të sportit për paqë dhe zhvillim drejtuar nga Joel Bouzu.
Delegacioni i Kosovës ka takuar edhe Kryetarin e FISU-së z. Oleg Matytsin, me të cilin diskutuan për proceduren e përshpejtuar të pranimit të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës në FISU!
Presidenti Hasani dhe Sekretari Haxhijaj kanë prezantuar në takimet e tyre të arriturat dhe sfidat e sportit në Kosovë, dhe kanë kërkuar mbështetje në avancimin e mëtutjeshëm të sportit të Kosovës si në organizimin e brendshëm si dhe atë ndërkombëtare.