Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Federatat e Triatlonit dhe Muaythait kryen bashkërisht kursin për administratorë sporti

09.09.2019 09:51:58

Për herë të parë dy federata, ajo e Triatlonit të Kosovës dhe Muaythait të Kosovën kryen bashkarisht kursin për administratorë sporti, të organizuar për tri ditë radhazi nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Vijuesit e të dy federatave mësuan për realizimin e planit strategjik 2019-2024.
Ligjërues të rregullt ishin: Besim Hasani (MEMOS XVIII) drejtor i programit për kurse/Solidaritet Olimpik-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Elda Gjoka (MEMOS IX) drejtoreshë e kursit kombëtar, licencuar gjithashtu nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa për Hulumtimin Shkencor: “Lartësia e trupit në raport me parametrat tjerë Antropometrik për popullatën në Kosovë”, ligjëroi PHD Fitim Arifi.
Vijuesit e këtij kursi patën mundësi të marrin edhe sqarimet e nevojshme nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, në lidhje me Ligjin për Sponsorizim dhe procedurat për të ardhur deri tek marrja e vërtetimit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
“Për herë të parë i kemi bërë bashkë dy federata, të cilat janë të formuara gjatë këtij viti dhe janë në një stag zhvillimor fillestar. Pjesëmarrja e tyre është relativisht masovike dhe do të vazhdojmë edhe më tej deri në përfundim të kurseve për të gjitha federatat në Kosovë”, deklaroi presidenti Hasani.
Krahas zyrtarëve të federatës dhe klubeve, të pranishëm ishin edhe kryetarët e të dyja federatave: Shpëtim Ahmetaj (muaythai) dhe Vedat Tërmkolli (triatlon).
“Për tri ditë radhazi Federata e Muaythai Kosova po e vijon këtë kurs. Falënderoj KOK-un veçanërisht presidentin Hasnai për mundësinë e dhënë që të vijojmë këtë kurs. Me vijimin e këtij kursi Muaythai do të avancohet edhe më shumë si në menaxhim ashtu edhe në avancimin e të rinjve në muaythai”, tha Ahmetaj.
Të gjithë pjesëmarrësit e rregullt morën certifikata të nënshkruara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
VIDEO: https://bit.ly/2k6TUC1

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018